Shumica e grave nuk e dinë se kanë mioma – njihin simptomat!

Pas menopauzës, miomat ndalojnë së rrituri, ndërsa tek disa gra vjen deri tek zvogëlimi i tyre (mendohet se kjo gjë ndodh për shkak të rënies së nivelit të estrogjenit).

Kur është fjala për miomat, profesionistët theksojnë se nuk ka vend për frikë. Kjo është një gjendje beninje e cila është relativisht e zakonshme në fazën riprodhuese të gruas (deri në menopauzë).

Mioma karakterizohet me rritjen jo të rregullt të qelizave të muskujve të mitrës, e cila formon nyjet fibroze brenda indit të mitrës, andaj shpesh quhet edhe fibromiomë. Mioma nuk përbën rrezik për shfaqjen e kancerit në mitër, dhe pothuajse asnjëherë nuk zhvillohet në një tumor malinj.

Shfaqja e miomave më e zakonshme është midis moshës 30 dhe 40 vjeçare, ndërsa shkaktarët nuk dihen.

Megjithatë, dihet se mioma nuk mund të formohet në trupin e gruas derisa organizmi nuk fillon të prodhoj hormonin estrogjen. Gjithashtu, evidente është rritja e shpejtë e miomave gjatë shtatzanisë, kur trupi praktikisht prodhon sasi më të mëdha të këtij hormoni. Pas menopauzës, miomat ndalojnë së rrituri, ndërsa tek disa gra vjen deri tek zvogëlimi i tyre (mendohet se kjo gjë ndodh për shkak të rënies së nivelit të estrogjenit).

Madhësia e miomave varion. Disa janë në madhësinë e kokërrës së misrit, ndërsa disa mund të rriten deri në 20 centimetra.

Mioma është tumori i diagnostikuar më së shpeshti në legenin e femrave, si dhe shkaku më i zakonshëm i histerektomisë (heqjen e mitrës). Prandaj, përveç aspektit shëndetësor, miomat në vete mbartin edhe komponent psikologjik (humbjen e “ndjenjës së feminitetit”).

Në rastet më ekstreme ato mund të rriten aq shumë saqë të shtypin diafragmën dhe të shkaktojë dëmtime në frymëmarrje dhe në funksionin e zorrëve. Shumë gra, pothuajse rreth 30% kanë mioma gjatë jetës së tyre. Por shumica prej tyre as që janë të vetëdijshme për këtë, sepse ato nuk shkaktojnë simptoma. Gjatë ekzaminimit gjinikologjik ose me ultratinguj, bëhet diagnostifikimi i miomave.

Simptomat

Në 75% të grave, miomat nuk japin asnjë shenjë. Pjesa tjetër, domethënë në 25% e grave, simptomat varen nga numri, madhësia dhe vendndodhja e miomës. Gratë me simptomat e kësaj sëmundje, përfshijnë:

  • Hemoragji mujore menstruale të zakonshme;
  • Cikël i gjatë (më i gjatë se një javë);
  • Dhimbje ose presion në legen;
  • Urinim i shpeshtë;
  • Vështirësi me zbrazjen e fshikëzës;
  • Kapsllëku;
  • Dhimbje në shpinë ose këmbë;
  • Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.

Për të gjitha këto simptoma nevojitet vizita tek gjinekologu.