Shumica e pacientëve me COVID-19 humbasin ndjenjën e të nuhaturit në ditën e tretë

Rezultatet e studimit treguan se të paktën 61 përqind e pacientëve me COVID-19 raportuan ulje ose humbje të plotë të ndjenjës së të nuhaturit. 

Një studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë të Universitetit të Sinsinatit tregoi se shumica e pacientëve me COVID-19 humbasin ndjenjën e të nuhaturit, në ditën e tretë të infeksionit me koronavirusin e ri SARS-CoV-2. Në të njëjtën kohë, një përqindje e madhe e personave të infektuar humbasin edhe ndjenjën e shijes.

Rezultatet e studimit treguan se të paktën 61 përqind e pacientëve me COVID-19 raportuan ulje ose humbje të plotë të ndjenjës së të nuhaturit.

Fillimi mesatar i zvogëlimit ose humbjes së ndjenjës së të nuhaturit ishte 3-4 ditë pas infeksionit.

Mendohet se nëse ndonjë pacient ka ndjenjën e zvogëluar të nuhatjes, mund të supozohet se ai është në javën e parë të zhvillimit të sëmundjes, dhe se po e pret një ose dy javë trajtim.

Sipas informatave nga hulumtimi, sa më e rëndë ishte humbja e ndjesisë, aq më të rënda ishin simptomat e COVID-19. Kështu, me humbjen e plotë të ndjenjës së të nuhaturit, pacientët me koronavirusin e ri kishin temperaturë më të lartë, kollë më të rëndë dhe frymëmarrje të vështirësuar.

Mendohet se nëse ndonjë pacient ka ndjenjën e zvogëluar të nuhatjes, mund të supozohet se ai është në javën e parë të zhvillimit të sëmundjes, dhe se po e pret një ose dy javë trajtim.