Në ditët e nxehta të verës nuk ka asgjë më të mirë se sa lëngu i nenexhikut i përgatitur në shtëpi, i cili do t’ju përmisoj trupin dhe shpirtin. Shija freskuese e nenexhikut do të forcoj trupin dhe do t’ju kthej energjinë. Në kombinim me disa feta limoni dhe akull, ky shurup vepron në mënyrë lehtësuese në të gjitha shqisat tona.
Përbërësit e nevojshëm:
• 300 gr nenexhik të freskët
• 5-6 lugë çaji sheqer
• 3 qese limontus
• 3 litra ujë
• 3 kg sheqer
Mënyra e përgatitjes:
Gjethet e nenxhikut lani me ujë të vakët dhe pastroni mirë. Pastaj i grini në copëza të imëta dhe i vendosni në një enë. Nenexhikun e copëtuar e përzieni me 5-6 lug sheqer dhe e shtoni limontusin. Ngjesheni mirë me duar. Në përzierjen shtoni 3 litra dhe lëreni të qëndroj për 24 orë. Pastaj kullojeni me ndihmën e një garze dhe në masën e fituar shtoni 3 kilogramë sheqer. Lëreni të qëndroj edhe për 24 orë duke e përzier vazhdimisht. Nëse nuk shtoni konservans në shurup, ai mund të qëndroj deri në dy muaj në frigorifer. Nëse shtoni konzervans lëngu duhet të qëndroj të paktën dy javë para se të filloni ta konsumoni.