Dr. Jesse O’Shea, infektolog, ka publikuar imazhe me rreze X që tregojnë ndryshimin në mushkëritë e dy pacientëve të tij. Njëri u vaksinua kundër COVID-19, derisa tjetri nuk e mori vaksinën. Dallimi është befasues.
Edhe pse vaksina nuk mbron plotësisht kundër infeksionit koronavirus, studimet kanë treguar se është shumë efektive në parandalimin e zhvillimit të formës së rëndë të COVID-19, sëmundje kjo që mund të jetë fatale.
“Fotografia e parë është e një burri 47-vjeçar i cili mori vaksinën Pfizer dhe zhvilloi COVID-19, dy javë më vonë. Ai është mbipeshë, por pa ndonjë komorbiditet të njohur. Ai kishte rrjedhje hundësh, me dhimbje të lehta trupore dhe kollë të lehtë. Imazhi i mushkërive është relativisht normal. Fotografia e dytë është e pacientit 50-vjeçar pa obezitet, i cili nuk merr ilaçe. Skanimi i saj i mushkërive tregon mjegullim të përhapur, konsolidim në të dy mushkëritë me dëmtim dhe fashë që duket të jetë ndërlikimi më i keq i COVID -19 – sindroma e distresit akut respirator. “Kërkonte intubim, ventilim mekanik dhe oksigjenim të membranës ekstrakorporale, e cila është pjesa më e madhe e mbështetjes së jetës që ne mund të ofrojmë.”
Ai na rikujton se vaksinat janë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve, edhe në rastin e variantit delta të koronavirusit.
Personat e vaksinuar ende mund të infektohen me koronavirusin e ri, ndërsa të dhënat konfirmojnë se ata zakonisht kanë simptoma të lehta.
Vaksina parandalon raste të rënda apo edhe kërcënuese për jetën të COVID-19.
Simptomat e COVID-19 që shfaqen tek personat e vaksinuar përfshijnë dhimbje koke, rrjedhje hundësh, dhimbje të fytit, teshtitje dhe humbje të nuhatjes. Tek të pavaksinuarit, përveç këtyre, simptomat më të zakonshme janë ethet dhe kolla e vazhdueshme.