Disa ditë më parë, Fondi i sigurimit shëndetësor prezantoi përshkimin dhe lëshimin e barnave pa recetë, dmth përmes recetës elektronike – eReceta për terapi kronike për njerëzit me sëmundje kronike.
Në praktikë, kjo do të thotë se të sëmurët kronikë nuk kanë më nevojë të shkojnë te mjeku amë për recetë dhe ta marrin atë në formën e letrës. Ajo që duhet të bëjnë përdoruesit e terapisë kronike është të kontaktojnë mjekun amë përmes telefonit dhe të marrin informacion se receta e tyre elektronike është krijuar. Më pas shkohet direkt në farmaci dhe me dokument identifikues mund të marrin ilaçet e përshkruara. Në të njëjtën kohë, ekziston mundësia qër të tjerët të marrin terapinë në emër të tyre nëse pacientët kronikë nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë personalisht.
Sipas njoftimeve nga Fondi shëndetësor, kjo masë, e cila u miratua me qëllim të mbrojtjes më të mirë të të sëmurëve kronikë si kategoria më e prekshme nga infeksioni i mundshëm me koronavirus, do të vazhdojë të zbatohet edhe në të ardhmen, pas përfundimit të pandemisë me KOVID-19.
Nga fondi theksojnë se ky sistem, i cili aktualisht funksionon vetëm për pacientët kronikë, për ca kohë do të funksionojë për të gjithë personat me sigurim shëndetësor dhe për të gjitha diagnozat.
Në vend, Fondi i sigurimeve shëndetësore ka lidhur marrëveshje për lëshimin e barnave me participim/pagesë me 773 farmaci, si dhe zgjedhjen e mjekut amë, gjinekologut ose dentistit me 1236 institucione private të kujdesit shëndetësor, 1096 institucione private të kujdesit shëndetësor nga fusha e stomatologjisë dhe 165 institucione private të kujdesit shëndetësor nga fusha e gjinekologjisë.
Përmes digjitalizimit të recetave për personat me sëmundje kronike, Fondi do të monitorojë në kohë reale vlefshmërinë dhe shtrirjen e recetave dhe medikamenteve të lëshuara. Gjithashtu në kohë reale, shërbimet profesionale të Fondit do të jenë në gjendje të ndërhyjnë shpejt dhe me efikasitet në rast të indikacioneve të mundshme të mospërputhjeve ose abuzimeve të sistemit.
SI FUNKSIONON PROCESI ME eRECETË?
Procesi në vetvete përfshin dy faza:
- Faza e parë ose procesi i përshkrimit të eRecetës tek mjeku amë
- Faza e dytë ose procesi i lëshimit të ilaçit në farmaci bazuar në eRecetën ë përshkruar i cili është i vlefshëm në të gjitha 773 farmacitë që kanë kontratë me Fondin
Personi i siguruar paraqitet te mjeku amë për të përshkruar ilaçe për gjendjen akute, duke futur të dhënat e kërkuara në softuerin e mjekut amë, i cili është i njëjtë si më parë. Ilaçet e përshkruara i përcillen Moj termin, ndërsa më pas edhe Fondit për kontroll, ku informacionet në lidhje me vlefshmërinë kthehen në softuerin e mjekut amë, dmth nëse është në ngarkesë të Fondit.
Për të përshkruar recetë kronike, personi i siguruar nuk ka pse të vizitojë mjekun amë, por mund të kërkojë përmes telefonit recetë për terapi kronike. Mjeku amë i përshkruan ilaçin kronik duke futur të dhënat e nevojshme në softuerin e mjekut të zgjedhur.
Ilaçi i përshkruar i përcillet Moj termin, ndërsa më pas edhe Fondit për kontroll, ku informacionet në lidhje me vlefshmërinë kthehen në softuerin e mjekut amë, dmth nëse është në ngarkesë të Fondit.
Procesi në farmaci mbetet i njëjtë si ai deri më tani, dmth:
Personi në farmaci i cili kërkon një ilaç, identifikohet nëpërmjet një dokumenti për identifikim personal
Stafi profesional farmaceutik fillon të kontrolljë recetën, nëse është e vlefshme, nëse është realizuar më parë, etj.
Pas lëshimit të ilaçeve, farmacia menjëherë regjistron dhe shënon recetën për t’u realizuar në sistemin e ri (regjistrimi i vonuar nuk do të lejohet)
Farmacia do të marrë përgjigje në lidhje me suksesin e vlefshmërisë, nëse receta është realizuar në ngarkesë të Fondit, pas së cilës receta e realizuar nuk do të jetë në gjendje të përdoret sërish.