Globalisht, numri i të vdekurve nga COVID-19 ka tejkaluar një milion, por ekspertët akoma po përpiqen të kuptojnë masën kryesore të pandemisë – shkallën e vdekshmërisë, domethënë përqindjen e njerëzve të infektuar me patogjen që vdesin si pasojë e sëmundjes. Kjo është përmbledhje e çështjeve që mund të kontribuojnë në një kuptim më të mirë të shkallës së vdekshmërisë së COVID-19.
Si llogaritet shkalla e vdekshmërisë?
Për të llogaritur shkallën reale të vdekshmërisë, është e nevojshme të krahasohet numri i vdekjeve me numrin e përgjithshëm të të infektuarve, ndërsa ky është një emërues që mbetet i panjohur, sepse është e vështirë të matet shkalla e plotë e rasteve asimptomatike. Shumë njerëz që infektohen me koronavirusin e ri thjesht nuk kanë simptoma.
Shkencëtarët pretendojnë se numri i përgjithshëm i infeksioneve është në mënyrë eksponenciale më i lartë se numri aktual i rasteve të konfirmuara të infeksionit, i cili aktualisht qëndron në mbi 33 milion në të gjithë botën. Shumë ekspertë besojnë se koronavirusi vret 0,5 përqind deri në 1 përqind të njerëzve të infektuar, duke e bërë atë të rrezikshëm globalisht derisa të gjendet një vaksinë efektive.
“Shkalla e vdekshmërisë për njerëzit nën moshën 20 vjeçare është ndoshta një në 10.000. Rreth një në gjashtë pacientë mbi moshën 85 vdiqën” tha Dr. Christopher Murray, drejtor i Institutit për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit në Universitetin e Seattle.
Sa është shkalla e vdekshmërisë?
Rënia e vdekshmërisë është e dukshme kur matet nga numri i të infektuarve rishtazi, i konfirmuar nga testimi i koronavirusit. Sidoqoftë, ekspertët besojnë se rënia e vërejtur është kryesisht rezultat i një numri më të madh të testeve krahasuar me testet e kryera në ditët e para të pandemisë, që zbulon se ata janë më të infektuar me simptoma të lehta të sëmundjes ose ata nuk kanë fare simptoma.
Shumica e të mbijetuarve, pa dyshim, ndikohen nga trajtimi më i mirë i pacientëve të sëmurë rëndë, si dhe nga mbrojtja e përmirësuar e grupeve të rrezikut.
“Sot ne dimë shumë më tepër për ndërlikimet e mundshme dhe mënyrat se si ata na lejojnë t’i njohim ato dhe t’i trajtojmë me sukses. Nëse jeni prekur nga koronavirusi në vitin 2020, është më mirë të jetë sot sesa në mars”, tha Dr. Amesh Adalja i Qendrës Shëndetësore të Universitetit Johns Hopkins në Baltimore.