Kanceri është një nga sëmundjet kryesore vdekjeprurëse në botë. Edhe pse mjekësia çdo ditë përparon, ende ka shumë gjëra për të bërë, si në aspektin e parandalimit, ashtu edhe në mjekimin e kësaj sëmundje. Është e rëndësishme të veprohet në mënyrë preventive, sepse këtë e bëjnë edhe doktorët.
Mbrojtja e lëkurës
Dermatologu Joseph Sobanko i Universitetit të Pensilvanisë çdo mëngjes përdor faktorin e mbrojtjes nga dielli 30 me zink ose dioksid titaniumi. Sepse, siç thotë ai: “lëkura është ajo që ka gjasa të fitojë një shpërblim në konkurs, për fitimin e mundshëm të kancerit”.
Mëngjes i mire
Në luftën kundër kancerit ndihmon dieta e pasur me perime, fibra dhe acide yndyrore – omega 3omega. Onkologu Philip Spis për mëngjes ha tortilla me vezë. Në një tigan ngrohni një të katërtën e një gote spinaqi dhe shtonjini një vezë. Të gjithë atë mbështjelleni në tortilla prej drithërave, shtoni pak kaçkavall, një të tretën e avokados dhe një lugë çaji me salcë djegëse.
Asgjë plastike
Dr Jong Chen, urolog, asnjëherë nuk e paketon ushqimin e tij të punës në enë plastike. Ato mund të përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer. Sallatën jeshile, fetat e djathit, farat dhe rrushin e thatë ai paketon në një tas prej qelqi.
Lëvizja është e detyrueshme
Onkologu Kent McCray pavarësisht punës së lodhshme, ushtron deri gjashtë ditë në javë. Vozit biçikletën dhe ndërkaq si parandalues i kancerit me anë të ushtrimeve, është edhe një hulumtim që konfirmon se, njerëzit që bëjnë dy orë e gjysëm aktivitet në javë, kanë rrezikshmëri më të ulët për 31 përqind që të vdesin nga kanceri, sesa ata që nuk ushtrojnë.
Fruta të thata
Onkologu Matthew Yurgelun për një meze të lehtë zgjedh bajamet ose fistikët. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të tejkaluar urinë dhe dëshirën për ushqime yndyrore ose të ëmbla të cilat kontribuojnë në trashje, thotë ai. Gjithashtu, një hulumtim zbuloi se duhanpirësit që hanë arra ulin rrezikun e kancerit të mushkërive. Hani 20 deri 24 kokërra fruta të thata në ditë.
Peshku është një zgjedhje e shkëlqyer
Urologu Christopher Saigal ha peshk, por jo edhe mish. Darka tipike e tij është fileto salmoni me oriz integral dhe perime. Hani këtë racion dy herë në javë. “Pacientëve të mi u tregoj se ushqimet që janë të shëndetshme për zemrën, kanë të bëjnë edhe me rrezikshmëri më të ulët të kancerit të prostatës “, thotë mjeku.
Përshëndetuni me stresin kronik
Edhe stresi kronik mund të jetë shkaktar i kancerit. Urologu Nelson Bennett këshillon këtë ushtrim: Mbylleni derën dhe uluni, telefonin lëreni në silent mode. Merni frymë thellë nëpërmjet hundës dhe nxjerrni frymën nëpërmjet gojës, për dhjetë herë. Mbyllni sytë dhe dëgjoni tingujt rreth jush, madje edhe zhurmën e dritave fluoreshente. Pastaj përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj. Mos u shqetësoni nëse ju enden mendimet nëpër kokë. Jini këmbëngulës dhe do të përshtateni me të.
Pini çaj të gjelbërt
Çaji i gjelbërt është i pasur me antioksidantë . Onkologu Alan Wan çdo mëngjes pinë një gotë çaji jeshil. E thjeshtë, por e dobishme.