Mosha dhe faktorë të tjerë ndikojnë në ekuilibrin hormonal, gjë që mund të çojë në rreziqe shëndetësore. Prandaj hormoneve duhet t’u kushtohet vëmendje dhe të ruhet marrëdhënia e tyre harmonike. Njihuni me ushqimet të cilat nëse do t’i konsumoni, ju sigurojnë se ky sistem i rëndësishëm i trupit do të funksionojë më së miri.
Hirra rrit nivelin e serotoninës
Ky produkt i qumështit i cili është i nënvlerësuar padrejtësisht rrit ndjeshmërinë e insulinës, ndërsa në sajë të përqindjes së lartë të triptofanit rrit nivelin e serotoninës (hormoni i lumturisë), largon depresionin dhe ndihmon në luftën kundër stresit. Por kjo nuk është e gjitha. Hirra ndikon në humbjen e peshës trupore, rrit masën e muskujve dhe forcon imunitetin.
Çaji jeshil redukton sekretimin e kortizolit
Studimet e publikuara në vitin 1999 në revistën e famshme amerikane Dieta Klinike treguan se teanina e përbërë, e pranishme në çajin e gjelbër, e zvogëlon sekretimin e hormonit kortizol, i cili është përgjegjës për krijimin e yndyrës në stomak, përshpejton metabolizmin dhe djeg yndyrën.
Kanella harmonizon sekretimin e insulinës
Kanalla aromatike prej kohësh njihet si rregullatori më i mirë i sekretimit të insulinës. Studimet kanë treguar se kanella i stimulon qelizat që gjenden në mëlçi, të reagojnë më mirë ndaj këtij hormoni, i cili siguron nivel të balancuar të glukozës në gjak.
Farat Chia përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës
Fara e mrekullueshme pa gluten chia janë burimi më i mirë natyror i acideve yndyrore omega-3 dhe fibrave, ndërsa kur është fjala për veprimin ndaj hormoneve, në masë të madhe e përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, e stabilizon nivelin e glukozës në gjak, zvogëlon dhimbjet e shkaktuar nga sindromi metabolik dhe ul tensionin e lartë të gjakut.
Fruta të thatë për gjumë të rehatshëm
Ekspertët e Universitetit të Teksasit zbuluan se frutat e thatë janë burim jashtëzakonisht i mirë dhe i pasur natyror i melatoninit, hormon ky përgjegjës për gjumë të qetë dhe të rehatshëm.
Manaferrat Goji për pankreas të shëndetshëm
Konsumi i manaferrave Goji zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak dhe redukton rezistencën ndaj insulinës. Në Kanada është zhvilluar një studim mbi meshkujt e trashë, të cilët në një periudhë prej tre javëve çdo ditë konsumuan lëng nga manaferrat Goji ose manaferrat Akai. Atyre sheqerin në gjak i’u zvogëlua për rreth 10%, megjithatë u zvogëlua edhe rezistenca ndaj insulinës. Antocianinet e këtyre frutave ndikojnë pozitivisht në shëndetin e pankreasit dhe në këtë mënyrë e rregullojnë nivelin e glukozës në gjak.