Si ndikon vaji i kokosit në tru?!

Mendohet se vaji i kokosit mund të ndihmojë edhe tek migrena, si dhe tek sëmundja e Alzheimerit dhe Parkinsonit.

Vaji i kokosit përveç se mund të përdoret për kujdesin ndaj flokëve dhe lëkurës, gjithashtu është treguar se ka efekte të dobishme ndaj shëndetit kardiovaskular dhe humbjes së peshës, ai gjithashtu ka efekt të dobishëm edhe ndaj shëndetit të trurit.

Trurit i duhen yndyrna për të funksionuar mirë dhe për të ruajtur aftësitë e tij intelektuale dhe të të menduarit. Vaji i kokosit është i pasur me trigliceride, madje 60 përqind e këtij vaji i përbëjnë këto trigliceride, të cilat përfaqësojnë burim të shpejtë të disponueshëm të energjisë cilësore për organizmin tonë.

Mendohet se vaji i kokosit mund të ndihmojë edhe tek migrena, si dhe tek sëmundja e Alzheimerit dhe Parkinsonit. Përmes vajit të kokosit ne i mundësojmë trurit një sasi të caktuar ketonesh, të cilat janë treguar se ndihmojnë në luftën kundër proceseve inflamatore dhe oksidimit të qelizave.