Duke pasur parasysh që kjo pranverë përkon me sezonin e alergjisë dhe pandeminë me koronavirusit të ri SARS-CoV-2, shumë persona e kanë të vështirë bëjnë dallimin midis simptomave të alergjisë nga simptomat e COVID-19.
- Simptomat tipike të alergjisë sezonale përfshijnë kruajtje të syve, kruarje të hundës, teshtitjen, rrjedhje të hundëvedhe rrjedhje post-nazale.
- Simptomat e COVID-19 përfshijnë ethe, kollë, gulçim, lodhje, dhimbje muskulore, diarre, ndërsa ndonjëherë edhe dhimbje të fytit.
Simptomat kryesore të ndryshme midis alergjisë dhe COVID-19 janë simptomat që shoqërohen me kruarje të syve, hundës dhe teshtitje. Nëse i keni këto simptoma, ka shumë të ngjarë që ato të jenë si rezultat i alergjisë, e jo COVID-19.
Duhet gjithashtu të theksohet se shumë njerëz që vuajnë nga alergjia gjithashtu kanë astmë. Simptomat e astmës gjithashtu mund të duken ë njejta si simptomat e rënda të COVID-19.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që pacientët me alergji dhe astmë t’i marrin ilaçet me qëllim që të mbajnë nën kontroll sëmundjen e tyre, dhe të përpiqen të shmangin alergjenët.