SI TA DINI NËSE JENI I INFEKTUAR: Këto janë dy simptomat e para të omikron

Një studim i botuar në Journal of Microbiology, Immunology, and Infection zbuloi se problemet e stomakut ishin një simptomë relativisht e zakonshme dhe e hershme e virusit.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se omicron shkakton pamje më të lehtë klinike të COVID-19 te pacientët, por përhapet më shpejt se variantet e mëparshme. Mjekët ju paralajmërojnë t’i kushtoni vëmendje dy simptomave që mund të tregojnë se jeni të infektuar me omikron.

Nauze dhe të vjella

Që nga fillimi i pandemisë, Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) ka renditur të përzierat dhe të vjellat si një listë të simptomave të mundshme të COVID-19. Por mjekët tani po paralajmërojnë se këto dy simptoma mund të shfaqen fillimisht te pacientët e infektuar me variantin omicron.

“Tek varianti delta, simptomat e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ishin shumë të rënda dhe shfaqeshin në mushkëri. Pacientët do të kishin pneumoni, vështirësi në frymëmarrje dhe do të përfundonin në respirator,” tha Bill Admir, shefi mjekësor në një spital në Alabama.

“Por tek omicron, një përqindje më e lartë e pacientëve kanë probleme gastrointestinale dhe më shumë simptoma”, shtoi doktori.

Një studim i botuar në Journal of Microbiology, Immunology, and Infection zbuloi se problemet e stomakut ishin një simptomë relativisht e zakonshme dhe e hershme e virusit.

Hulumtimet tregojnë se të përzierat dhe të vjellat ndodhin si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët dhe mund të jenë simptomat fillestare të infeksionit.

Për më tepër, simptomat gastrointestinale mund të jenë gjithashtu shenjë se një person është i infektuar me omicron dhe se nuk është një ftohje e zakonshme.

Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College në Londër, thekson se këto dy simptoma gastrointestinale janë më të zakonshme tek njerëzit që janë rivaksinuar ose që kanë marrë dozën përforcuese.