Hipertensioni është rritje e presionit të gjakut e përcaktuar si vlera e presionit të gjakut sistolik “të sipërm” zakonisht më i lartë se 140, ose presionit diastolik “i ulët” i gjakut zakonisht më i lartë se 90.
Tek hipertensioni primar, shkaku nuk mund të përcaktohet me saktësi. Mund të jetë për shkak të faktorëve gjenetikë ose mjedisorë dhe vlerësohet se rreth 95% e hipertensionit është primar. Tek hipertensioni sekondar, shkaku është një tjetër çrregullim organik. Hipertensioni primar shpesh zhvillohet me kalimin e moshës së njeriut, shpjegojnë kardiologët.
Sigurisht, mënyra e jetesës mund të shkaktojë hipertension primar dhe sipas mjekëve, këta janë disa nga faktorët e rrezikut të theksuar:
- Pirja e duhanit
- Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm
- Obeziteti
- Të ushqyerit
- Stresi
Hipertensioni mund të shkaktojë dhimbje koke, shikim të paqartë dhe gulçim, por derisa gjendja të bëhet e rëndë, nuk mund të shfaqen simptoma.
Megjithatë, te disa individ, rreziku i zhvillimit të hipertensionit është më i lartë. Kështu, personat mbi 60 vjeç do të vuajnë nga kjo gjendje, sepse enët e gjakut humbasin fleksibilitetin me kalimin e moshës.
Këtu janë disa faktorë rreziku të tjerë të rëndësishëm:
Historia familjare: Nëse keni anëtar të ngushtë të familjes që vuan nga hipertensioni para moshës 60 vjeç, ju keni dy herë më shumë gjasa për ta pasur atë. Monitoroni rregullisht gjendjen tuaj për të zbuluar në kohë.
Gjinia: Meshkujt nën 65 vjeç, nëse krahasohen me gratë e së njëjtës moshë, kanë presion më të lartë të gjakut. Hulumtimet kanë treguar se 27% e meshkujve në të 20-at kanë presion të lartë të gjakut, ndërsa kjo shifër për femrat është 12%.
Cilat janë vlerat optimale të presionit të gjakut?
Sipas kardiologut Dr. Drazhen Shabetiq, këto janë vlerat optimale të presionit të gjakut.
- Gjendja e presionit është optimale nëse presioni sistolik është më i vogël se 120 dhe ai diastolik më i ulët se 80 mmHg.
- Gjendja e presionit është normale nëse presioni sistolik është më i ulët se 130 dhe presioni diastolik është më i ulët se 85 mmHg.
- Gjendja e presionit është kufitare nëse presioni sistolik është midis 130 dhe 139 mmHg, ndërsa presioni diastolik është midis 85 dhe 89 mmHg. Në një rast të tillë këshillohet kontrolli i plotë një herë në vit.