Para pandemisë së COVID-it, rrjedhja e hundëve dhe dhimbja e kokës nënkuptonin se kishit ftohje, por tani që gjërat kanë ndryshuar, duhet të mendoni pak më shumë nëse ato janë simptoma të COVID-19.
SI MUND TË JENI TË SIGURT SË ËSHTË THJESHT NJË FTOHJE?
Shërbimi shëndetësor kombëtar i Britanisë së Madhe (NHS) vendosi informacione të reja në faqet e tij dhe shtoi 9 simptoma të reja për COVID-19, kështu që tani janë saktësisht 12, duke përfshirë dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe hundë të zëna. I janë shtuar edhe gulçimi, lodhja, dhimbjet e trupit, humbja e oreksit, diarreja dhe vjellja.
Ky ndryshim përkoi me një studim që paralajmëroi se dhimbja e fytit, rrjedhja e hundëve dhe dhimbja e kokës që shumë njerëz mendojnë se është ftohja e zakonshme mund të jetë në të vërtetë varianti omicron. Prof. Tim Spector, autor i studimit ZOE, kritikoi pse autoritetet shëndetësore nuk shtuan më shumë simptoma në listën e prioriteteve pas përfundimit të hulumtimit. Ekspertët gjithashtu besojnë se simptomat e ngjashme me të ftohtin do të shfaqen më shpesh tek ata që janë vaksinuar. Christina Marriott, kreu i Departamentit të Shëndetit Publik thotë:
“Ka gjithnjë e më shumë prova se ata që kanë marrë vaksinën kanë simptoma më të lehta, si dhimbje koke, rrjedhje hundësh, teshtitje, dhimbje të fytit dhe humbje të nuhatjes. Është e rëndësishme që ata që janë vaksinuar të jenë të vetëdijshëm për simptomat e të ftohtit dhe COVID-19 dhe të testohen nëse janë të rrethuar nga njerëz në shtëpi ose në zyrë”.
Prof. Irene Peterson, eksperte në epidemiologji në Universitetin e Londrës, shton se rrjedhja e hundëve dhe dhimbja e kokës mund të jenë simptoma të shumë infeksioneve, por ato gjithashtu mund të jenë simptoma e parë e COVID. Nëse shfaqen simptoma, testohuni. Ajo shprehet se testi i parë mund të jetë negativ, por pas disa ditësh rezultati mund të ndryshojë.
Pra, nëse dyshoni se keni simptoma të sëmundjes, përsëritni testin dhe izolohuni për disa ditë nëse testi është pozitiv. Testet mund të merren lehtësisht, ndaj nuk ka asnjë arsye për ta anashkaluar këtë hap, sipas ekspertëve.
Këto janë disa simptoma që mund t’ju ndihmojnë të dalloni nëse është COVID-19 apo një ftohje e zakonshme.
DHIMBJE KOKE
Dhimbja e kokës është simptomë e re e COVID-19 që është në listën zyrtare, është një nga simptomat e para dhe shfaqet më shpesh se ato më të njohurat si kolla dhe ethet. Hulumtimet kanë zbuluar se dhimbja e kokës në rast të tillë mund të jetë e lehtë ose e dhimbshme dhe mund të shfaqet në anën e djathtë dhe të majtë, por më rrallë vetëm në një zonë. Mund të zgjasin deri në 5 ditë dhe të jenë rezistente ndaj qetësuesve.
RRJEDHJA E HUNDËVE
Një simptomë e re që i shtohet listës së atyre ekzistuese është gjithashtu hundët e zëna apo rrjedhja e hundëve. Është simptoma e dytë më e zakonshme pas dhimbjes së kokës dhe shfaqet në rreth 60 për qind të njerëzve që janë pozitivë me virus.
TESHTITJA
Nuk njihet si simptomë zyrtare e COVID, por studimi i ZOE tregoi se teshtitja shfaqet më shpesh tek njerëzit që kanë të ftohtë ose janë alergjikë. Megjithatë, teshtitja e shpeshtë mund të jetë simptomë e COVID.
DHIMBJE TË FYTIT
NHS e ka shtuar këtë simptomë si një nga simptomat e COVID, kështu që shumë pacientë kanë raportuar gjithashtu dhimbje të fytit. Duket se dhimbjet e fytit te pacientët me COVID-19 janë pak më të lehta dhe mund të zgjasin deri në 5 ditë, por nëse janë dhimbje më të forta, shkaku mund të jetë diçka tjetër.
HUMBJA E SHIJES
Ky duket të jetë ende treguesi më i madh i infeksionit me COVID edhe sot, pavarësisht nga gjinia, mosha apo ashpërsia e simptomave. Edhe pse humbja e kësaj ndjesie nuk duhet të jetë e plotë, mund të ketë ndryshime në mënyrë që disa ushqime të mos kenë as shije.
KOLLË QË NUK KALON
Kolla e vazhdueshme që nuk largohet mund të jetë një nga simptomat e COVID-19, tregon studimi i ZOE dhe vetëm rreth 10 persona që kanë sëmundjen do ta përjetojnë këtë simptomë. Covid-i zakonisht mund të shkaktojë kollë të thatë, por nëse ka sekrecione, atëherë mund të jetë infeksion bakterial.
Në këtë kontekst, kolla e vazhdueshme do të thotë që ajo shfaqet shpesh gjatë ditës. Kolla zakonisht shfaqet disa ditë pas infektimit dhe zakonisht zgjat 5 ditë.
Meqenëse pandemia akoma nuk ka kaluar, është e rëndësishme të mbani mend të gjitha simptomat, por edhe të mbroni veten – lani duart shpesh, mos e prekni fytyrën me to, mbani maskë nëse jeni në mesin e njerëzve pavarësisht faktit se është verë, mos e lini pas dore kujdesin ndaj imunitetit.