Që të bëhet dallimi ndërmjet sulmit të panikut dhe sulmit në zemër mund të jetë mjaftë e vështirë, sidomos nëse personi nuk ka përjetuar simptoma të ngjashme më parë. Megjithatë, disa elemente krijojnë dallime të rëndësishëm midis këtyre dy gjendjeve.
Karakteristika të dhimbjes: Megjithëse dhimbja në gjoks është e zakonshme si për sulmin e panikut ashtu edhe për sulmin në zemër, karakteristikat e dhimbjes shpesh ndryshojnë. Gjatë një sulmi paniku, dhimbja e gjoksit zakonisht është e mprehtë ose thumbuese dhe lokalizohet në qendër të gjoksit. Dhimbja në gjoks gjatë sulmit në zemër na kujton presionin ose ndjenjën e shtërngimit. Gjithashtu fillon në pjesën qendrore të gjoksit, por pastaj mund të përhapet nga gjoksi tek duart, nofulla ose shpatullat.
Fillimi: Fillimi i simptomave do të ndihmojë personin të njohë nëse bëhet fjalë për sulm paniku ose sulm zemre. Edhe pse të dyja gjendjet mund të shfaqen menjëherë dhe pa paralajmërim, prap se prap ka dallime. Ndonjëherë deri te sulmi i zemrës vjen edhe për shkak të përpjekjeve fizike, të tilla si ngjitja e shkallëve. Sulmi i panikut vjen me një ndjenjë spontane dhe të papritur të frikës ose tmerrit intenziv.
Kohëzgjatja: Kohëzgjatja e simptomave ndihmon në dallimin e sulmit në zemër dhe sulmit të panikut. Megjithëse mund të variojnë, shumica e sulmeve të panikut zgjasin 20 deri në 30 minuta. Nëse bëhet fjalë për sulm në zemër, simptomat zakonisht zgjasin më shumë dhe përkeqësohen. Për shembull, dhimbja në gjoks në fillim mund të jetë e lehtë, por pas disa minutash bëhet e fortë.
Sulmi i panikut nuk do të shkaktojë sulm në zemër, por shkakton ngecje në një ose më shumë enë të gjakut në zemër, gjë që çon në ndërprerjen e qarkullimit të gjakut. Megjithëse, në vete nuk mund të shkaktojë sulm në zemër, stresi dhe ankthi luajnë rol në zhvillimin e sëmundjes së arterieve koronare, e cila përfundimisht çon në sulm të zemrës.
Duke pasur parasysh se simptomat e sulmit të panikut dhe sulmit të zemrës janë të ngjashme, në raste dyshimi gjithmonë është mirë që të kërkoni ndihmë mjekësore. Është shumë e rëndësishme që të kërkoni ndihmë emergjente mjekësore nëse shfaqet ndonjë nga simptomat e mëposhtme:
- Dhimbje e papritur në gjoks;
- Presion në gjoks, i cili zgjat më shumë se dy deri në tre minuta;
- Dhimbje në gjoks, e cila përhapet në krah ose në nofull;