Kujdesi ndaj pjesës intime është shumë i rëndësishëm – jo për shkak të higjienës personale e cila nënkuptohet, por për shkak të pH të shëndetshme të lëkurës, largimin e baktereve dhe infeksioneve. Megjithatë specijalistët theksojnë se nuk duhet të përdoren preparatet e blera.
Studim i botuar në “BMC Women’s Health” zbuloi se 95 për qind e grave të anketuara përdorin lecka të lagura, spreje dhe ujëra special për pjesën intime. Në të njëjtën kohë, këto gra kishin tre herë më shumë gjasa që të “fitonin” ndonjë problem vaginal, u tha në studim.
Zbulimet
Gratë të cilat përdorin xhel intim kanë tetë herë më shumë shanse që të për infeksion kërpudhor dhe 20 herë më shumë shanse për infeksion bakterial. Lubrifikantët dhe leckat e lagura janë gjithashtu në “listën e zezë”.
Pa mjete shtesë
Specijalistët shpjegojnë se vagina është si një “makinë vetëpastruese”. Mekanizmat natyrorë për të arritur vlerën optimale të pH ekzistojnë, si dhe balancimi i cili nuk shpie në infeksione. Kur përdorim produkte dhe pajisje shtesë, vetëm se e pengojmë formën dhe balancimin natyral të baktereve në këtë zonë.
Për të mbajtur higjienën si duhet, zakonisht rekomandohet uji i vakët. Lajeni vetëm me dorë pjesën e jashtme të vaginës dhe kjo është e mjaftueshme. Mos e fërkoni, mos përdorni sapun, shampo…