Edhe pse kolla fëmijës në shumicën e rasteve është e zakonshme, veçanërisht gjatë ftohjes dhe rrallë është shkak për shqetësim, ndonjëherë mund të jetë shenjë e problemeve më serioze shëndetësore. Siç shpjegojnë mjekët pediatër, kolla në fakt e ndihmon fëmijën të nxjerrë më lehtë mukozën nga pjesa e pasme e fytit, e cila zakonisht grumbullohet nëse i rrjedh hundët.
Por, ekzistojnë disa shenja paralajmëruese që mund të tregojnë se një fëmijë ka nevojë për kujdes mjekësor. Dr Sarah Xharvis, mjeke e përgjithshme dhe këshilltare klinike, pohon se kolla është vërtet shumë e zakonshme tek fëmijët, veçanërisht në muajt e vjeshtës dhe dimrit. Ajo shton se shumica dërrmuese shkaktohen nga viruset dhe kolla në përgjithësi do të largohet vetë brenda pak ditësh.
Ajo, gjithashtu thekson se në disa raste kolla mund të jetë shenjë e një problemi më të rëndë shëndetësor tek fëmija dhe kështu nuk duhet të anashkalohet as rastësisht.
Ja si të kuptoni që kolla nuk është gjendje serioze, është e nevojshme që menjëherë ta çoni fëmijën te pediatri sepse është diçka më e rrezikshme. Këto simptoma përfshijnë:
- Frymëmarrje e shkurtër
- Kollë që ngjason me t ë lehurat e nj ë qeni
- Temperatura e ngritur që është e pamundur të reduktohet
- Kollë që zgjat me javë ose përkeqësohet
- Kollitja me gjak
- Dhimbje gjoksi.
Në rast se paraqiten simptomat e mësipërme së bashku me kollën, Dr. Xharvis u bën thirrje prindërve që të shkojnë menjëherë te mjeku, pasi mund të jetë pneumoni ose astma, RSV ose infeksion i rrugëve të frymëmarrjes.