Të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale, pa përjashtim, janë stresuese dhe mund të shkaktojnë pasoja tjera anësore. Një nga ato është kapsllëku, i cili procesin e shërimit mund ta bëjë edhe më të pakëndshëm.
Simptomat e kapsllëkut janë:
- kryerja e nevojës së madhe më pak se 3 herë në javë
- sforcimi gjatë ekzekutimit të nevojës së madhe;
- fryrje dhe gazra;
- dhimbje në abdomen dhe rektum;
- jashtëqitje e fortë.
Kapsllëku pas ndërhyrjes kirurgjikale është një problem i zakonshëm, i cili mund të shfaqet tek të gjithë njerëzit, pavarësisht moshës dhe gjinisë. Shkaktarët më të zakonshëm të kapsllëkut janë:
- barnat kundër dhimbjes;
- anestezioni;
- pasivitet i tepërt;
- ndryshimet në zakonet e të ngrënit;
- niveli jo i balancuar i elektroliteve.
Për të rivendosur punën e sistemit gastrointestinal sa më shpejt që të jetë e mundur në gjendjen e duhur, veproni si në vijim:
Filloni me ushtrime të lehta, ecja është zgjidhja më e mirë;
Sa më rrallë merrni ilaçe kundër dhimbjeve;
Shtoni futjen e fibrave;
Pini sa më shumë ujë;
Shmangni ushqimet gjithëpërfshirëse.