Si të mundni paralizën e gjumit, ndjenja morbide e pafuqisë midis gjumit dhe realitetit?

Thuajse gjysma e popullsisë në botë ka përjetuar paralizë gjumi së paku një herë në jetë, ndërsa rreth pesë përqind jetojnë me të.

Thuajse gjysma e popullsisë në botë ka përjetuar paralizë gjumi së paku një herë në jetë, ndërsa rreth pesë përqind jetojnë me të. Ajo shoqërohet nga halucinacione tek të cilat njerëzit nuk mund të reagojnë. Sipas studimeve të fundit, thuajse gjysma e njerëzve në botë kanë përjetuan të paktën një episod të paralizës së gjumit gjatë jetës së tyre, ndërsa tek pesë përqind e tyre ajo është pjesë e jetës së përditshme. Fatkeqësisht, shumë prej tyre këto përvoja i mbajnë në vete, duke menduar se po humbasin kuptimin, por kjo nuk është shenjë e çrregullimit mendor, por një jo harmoni mes ëndrrave dhe realitetit.

Gjatë gjumit normal, të gjithë njerëzit janë të paralizuar. Ky është një mekanizëm natyral i cili i pengon ata të dalin nga shtrati, të dalin nga dera ose dritarja dhe të lëndohen. Në paralizën e gjumit, ky mekanizëm zgjat disa sekonda më shumë, madje edhe disa minuta pas zgjimit. Edhe pse është mjaftë e parehatshme, paraliza e gjumit është plotësisht e padëmshme. Nëse nuk kuptohet siç duhet, mund të shkaktojë ankth ose pagjumësi, pasiqë njerëzit kanë frikë të flen gjumë me qëllim që të mos përballen me krijesat e ëndrrave të tyre të zgjuar, të cilat mund të duken si demonë ose si krijesa të një planeti tjetër.

Paraliza e gjumit është mjaftë e zakonshme, ndërsa mungesa e gjumit mund të kontribuojë në shfaqjen e saj. Shkaqe të tjera të shfaqjes së saj mund të jenë: të fjeturit në shpinë me fytyrën lart, stresi, ndryshime të papritura të mjedisit ose stili i jetesës, përdorimi i tepruar i alkoolit ose një ëndërr e kulluar që ndodh pak para episodit. Mjekësia akoma nuk ka gjetur një kurë kundër këtij fenomeni, ndërsa akoma nuk është e qartë se çfarë ndodh saktësisht në tru. Mënyra më e mirë për të reaguar është që të mos bëni panik, por të relaksoheni dhe të prisni që të kalojë.