Hiperestrogjenizmi është nivel i lartë i hormoneve të gjinisë femërore – estrogjenit në organizëm. Niveli i lartë mund të ndodh tek të dyja gjinitë, por shumë më e zakonshme është tek femrat. Nëse niveli i tepërt i estrogjenit shfaqet tek gratë riprodhuese të afta, kjo gjendje shpesh përmendet si sindroma mbizotërues e estrogjenit.
Kjo gjendje mund të shfaqet tek pacientët me vezore policistike, me mbipeshë, sëmundje fibrocistike e gjirit, dietat e rrepta me futje të ulët të fibrave të ushqimit… Në këtë sindrom ka nivel të ulët paralel të progesteronit me nivelin e rritur të estrogjenit.
Estrogen kontrollon rritjen e gjinjëve, ciklin menstrual, rregullon nivelin e kolesterolit, mbron eshtrat dhe vepron në tru. Estrogjeni është i domosdoshëm për gratë për funksionimin normal të organizmit dhe për përgatitjen e trupit për ovulim.
Sasia e tepruar e estrogjenit është shumë e zakonshme tek gratë. Megjithatë, disa grupe estrogjeni janë përgjegjës për rritjen e rrezikut të kancerit, siç është kanceri i gjirit.
Simptomat e nivelit të lartë të estrogjenit shpeshherë zëvendësohen me simptomat e ciklit para menstrual. Niveli i pakontrolluara i këtij hormoni mund të shpie në infertilitet, miomës në mitër, abortin dhe kancerin.
SIMPTOMAT
- rënia e flokëve;
- mosfunksionimi i gjëndrës tiroide;
- metabolizmi i ngadalësuar;
- vështirësi me gjumin;
- lodhje;
- dhimbje koke;
- dëshira seksuale e zvogëluar;
- shputa dhe pëllëmba të ftohta;
- ëntje;
- cikli menstrual jo i rregullt.