Çdo prind përpiqet të rrisë një fëmijë të lumtur dhe të suksesshëm, pavarësisht se çfarë metodash dhe stili përdorin. Edhe pse nuk është aspak e thjeshtë të dimë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe për fëmijën tonë, ekspertët zbulojnë se fokusimi në zhvillimin e një tipari inkurajon më së miri suksesin tek fëmijët. Bëhet fjalë për empatinë.
Gjegjësisht, hulumtime të shumta konfirmojnë se empatia është karakteristikë e fëmijëve të suksesshëm, por si mund ta dallojmë atë? Empatia është aftësia për të kuptuar emocionet e tjetrit. Në psikologjinë e zhvillimit, hulumtimet tregojnë se empatia është komplekse dhe luan një rol kyç në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror të fëmijës. Dhe kur rritemi, ndjeshmëria është çelësi i suksesit të jetës, në të gjitha fushat.
Një nga shenjat kryesore që një fëmijë ka empati të zhvilluar mirë është aftësia për të njohur emocionet e njerëzve të tjerë. Siç shpjegojnë psikologët, fëmijët empatikë që në moshë shumë të hershme mund të vërejnë kur dikush tjetër po qan ose është i mërzitur. Disa fëmijë qajnë vetë kur shohin një fëmijë tjetër duke qarë ose të paktën do të përpiqen t’i ngushëllojnë.
Përveç kësaj, fëmijët empatikë do të jenë gjithmonë të gatshëm të pranojnë kur gabojnë, veçanërisht nëse veprimet e tyre kanë një ndikim negativ tek të tjerët. Në këtë mënyrë ata do të tregojnë se kujdesen për ndjenjat e të tjerëve dhe se janë të vetëdijshëm se pranimi i një gabimi është gjithmonë një gjë pozitive, shtojnë psikologët.
Përktheu dhe përshtati:S.N