Ulçera e lukthit ose ulçera peptike është erozioni i indeve që e mbështjell traktin digjestiv, veçanërisht lukthin dhe pjesa e sipërme të zorrës së hollë. Ulçerat zakonisht shkaktohen nga infeksionet bakterial dhe paraqesin një formë mbrojtjeje ndaj acideve që gjenden në lukth. Ulçera mund të shpërthejë plotësisht, të kalojë nëpër muret e lukthit ose zorrës së hollë, gjë që çon në rrjedhjen e përmbajtjeve të ndryshme në bark.
Një nga simptomat dhe shenjat e para të ulçerës është dhimbja intensive dhe e shpeshtë. Dhimbja pothuajse menjëherë e arrin maksimumin e saj dhe zgjat. Zakonisht përkeqësohet gjatë lëvizjes, prekjes së stomakut, kollitjes ose teshtimës. Gjithashtu mund të shfaqet edhe djersitje ose rrahje të përshpejtuara të zemrës.
Në raste të caktuara, vetë vrima është simptoma e parë e ulçerës, por deri atëherë njerëzit nuk ndjejnë asnjë shqetësim.
Megjithatë, pak ditë ose javë para vetë pëlcitjes, mund të rezultojë në disa ndryshime që tregojnë se diçka po ndodh në organizëm. Disa nga simptomat mund të jenë dhimbje të mprehta ndërmjet sternumit dhe kërthizës kur stomaku është i zbrazët. Dhimbja mund të jetë e rastit, që vjen dhe shkon, por që përkeqësohet gjatë natës.
Plasaritja e ulçerës gjithashtu mund të vihet re edhe sipas pamjes së nevojës, e cila mund të jetë errët, gjë që tregon për hemoragji të ulçerës.
Megjithëse simptomat e perforimit të ulçerës së stomakut janë shumë të qarta, shumë shpesh mund të vjen në diagnozë të gabuar që, sipas mjekëve, çon në ndërlikime serioze dhe kërcënim të rrezikshëm ndaj shëndetit.