Si të ruani imunitetin dhe energjinë gjatë ditëve të ftohta

Ditët shkurtohen dhe bëhen më të ftohta, ndërsa imuniteti ynë goditet fortë nga viruset dhe bakteret. Si ta mbani imunitetin tuaj të fortë dhe sigurisht, disponimin e mirë gjatë muajve të ftohtë?

Si fillim, siguroni organizmit dozën ditore të vitaminës D – përpiquni që të kaloni të paktën 15 minuta në ditë në ajër të pastër, në diell. Sigurisht, mos harroni të përdorni kremra dhe locione me faktorë mrojtës. Konsumoni ushqime që përmbajnë këtë vitaminë si peshku yndyror dhe vezët (të verdhën).

Sigurohuni që të ushqyerit e juaj të përfshijë ushqime të pasura me oligoelementë – magnez, selen, hekur dhe bakër, të cilët e mbajnë të fortë imunitetin. Për shembull, këto lëndë ushqyese i përmbajnë frutat e thatë, ushqimet e detit, perimet jeshile, farat, si dhe ujëra të caktuar mineral.

Nëse nuk jeni alergjik përdorni rregullisht mjaltë dhe propolis, si dhe produkte të tjera të bletëve, ndërsa këshillohet që të përdorni ushqime të tjera të njohura për efektet e tyre të dobishme ndaj imunitetit, siç janë hudhra dhe qepët, çaji rooibos, erëzat si xhenxhefili, piperi, shafrani, qimnoni, rigoni.

Për të freskuar dhe pastruar ajrin në hapësirat  ku jeni duke qëndruar mund të përdorni vajrat esencial, për shembull, eukaliptus, limon, limoni i gjelbërt, rigon, bergamot, etj.

Mundohuni të fleni gjumë mjaftueshëm – përpiquni të fleni gjumë dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë – gjumi i rehatshëm le të jetë prioritet, pasiqë gjatë gjumit trupi juaj rigjenerohet dhe shërohet nga stresi i përditshëm.