Ndjesia e fryrjes dhe ënjtjes janë disa nga simptomat e mbajtjes së ujit në oragnizëm. Mbajtja e ujit në trup, gjegjësisht edema ndodh kur lëngjet nuk nxirren jashtë siç duhet përmes lëkurës, atëherë ekziston mundësia e shfaqjes edemës së përgjithshme (në të gjithë trupin) ose lokale që reflektohet në disa pjesë të trupit. Këto janë disa nga këshillat se si të shpëtoni nga uji në trup.
Në raste të tilla përjetoni ënjtje të duarve, nyjeve dhe të gishtërinjve. Gjithashtu, ndihen fryrje dhe dhimbje në stomak, por e mundshme është edhe luhatja e peshës trupore.
Shkaktarët
Trupi reagon ndaj temperaturave të larta, prandaj në verë me më vështirësi hidhen lëngjet nga trupi. Problemi, sigurisht më shpesh paraqitet tek ato njerëz që punojnë duke qëndruar, sepse atëherë uji zbret tek nyjet e këmbëve. Gjatë shtatzanisë për shkak të ndryshimeve hormonale tek gruaja, gjithashtu ruhen lëngjet. Reaksione të tilla mund të shkaktohen edhe nga barnat e tensionit të të lartë të gjakut, kortikosteroidet dhe barnat anti-inflamatore.
Më së shumti duhet të bëhet kujdes ndaj diçkaje që shpesh harrohet, domethënë, ndaj konsumit të tepërt të kripës.
Trajtime për pastrimin e organizmit
Pasi të vini re fryrje dhe ënjtje, vizitohuni te mjeku – mbajtja e ujit në trup ndonjëherë mund të jetë simptomë e sëmundjes së zemrës ose veshkave.
- Rritni konsumin e proteinave;
- Ndryshoni barnat ose dozën e tyre;
- Hani më shumë banane – ato janë të pasura me kalium i cili ndihmon në eliminimin e lëngjeve të trupit;
- Reduktoni pijet që dehidrojnë si kafe, çaj dhe alkool;
- Pini më shumë ujë – besoni ose jo, mbajtja e ujit shpesh ndodh pasiqë trupi nuk e di kur do të marrë përsëri sasinë e caktuar të ujit, i nevojshëm për funksionimin themelor të organizmit;
- Largoni nga menyja ushqimet që përmbajnë shumë natrium – kripa e thith ujin dhe shkakton mbajtjen e saj;
- Merrni artikuj ushqimorë të pasur me kalcium, magnez, vitaminë B1, B5 dhe B6;
- Ushtroni të paktën 20 minuta në ditë;
- Provoni diuretikët, por, sigurisht me konsultimin paraprak me mjekun.