Fyti i inflamuar, simptomat dhe shqetësimet që e shoqërojnë gjendjen janë të dhimbshme për të gjithë pacientët. Për të parandaluar dhimbjet e forta, reagoni në kohë dhe kështu do të jetë më e lehtë të tejkaloni inflamacionin dhe acarimin e fytit.
Pini lëngje në temperaturë dhome
Në vend të lëngjeve të gazuara të ftohta, mjekët këshillojnë që të pini lëngje frutash dhe perimesh të freskëta, ujë mineral dhe çajra të vakët, të pa ëmbëlsuar. Nëse ju dhemb fyti dhe është i irrituar, pini çaj nga sherebelja.
Shmangni tymin e duhanit
Merrni frymë nëpërmjet hundës, pasiqë kjo është e vetmja mënyrë e duhur për të marrë frymë. Frymëmarrja nëpërmjet gojës e dëmton mukozën e fytit. Nëse është e nevojshme përdorni tableta që shkrihen në gojë dhe përdorni sprej me kripë deti në hundë, e cila do të ju ndihmoj për frymëmarrje të shëndetshme. Shmangni pirjen e duhanit dhe hapësirat e tymosura.
Akullorja nuk është për ata që janë tepër të ndjeshëm
Personat të cilët janë të prirur ndaj inflamacioneve të shpeshta të bajameve, personat që janë alergjikë, duhanpirësit dhe ata që kanë probleme me acidin e stomakt, duhet të shmangin pijet e ftohta dhe të gazuara, si dhe akulloren.