Një në gjashtë persona në botë, përjeton sulm në tru gjatë jetës. Çdo të dytën sekondë, sulmi në tru prek një person pavarësisht moshës dhe gjinisë, ndërsa çdo 6 sekonda dikush vdes si pasojë e kësaj.
Simptomat e sulmit në tru
Sulmi në tru shkaktohet nga çrregullim i qarkullimit të gjakut në tru. Është vlerësuar se goditja mund të shkaktojë invaliditet në dy të tretat e njerëzve. Koha e nevojshme për rehabilitim kryesisht varet nga ashpërsia e goditjes, ndërsa vetëm një e pesta e të mbijetuarve kanë arritur të rikthejnë plotësisht funksionet normale të organizmit. Problemi kryesor me këtë sëmundje është se simptomat janë aq të zakonshme, sa që njerëzit shpesh nuk i vërejnë ato.
Simptomat më të zakonshme të sulmit në tru përfshijnë:
- dobësimin e fytyrës, duarve ose këmbëve – veçanërisht në njërën anë të trupit;
- konfuzion që zhduket papritmas;
- vështirësi në të folurit dhe të kuptuarit;
- probleme befasuese me shikimin;
- marramendje, humbja e ekuilibrit ose koordinimi;
- dhimbje koke të forta.
Pyetjet që lehtësojnë njohjen e sulmit në tru
Tragjeditë zakonisht ndodhin kur njerëzit nuk janë në gjendje të kuptojnë nëse është një goditje në tru. Për fat të keq, pasojat e sulmit në tru mund të jenë të rënda, andaj është e nevojshme t’i kushtoni vëmendje pyetjeve të mëposhtme që duhet t’i bëni kur dyshoni se dikush po përjeton një goditje:
– Kërkoni personit që të qeshë. Nëse shihni se muskujt në njërën anë të fytyrës janë të relaksuar, mund të jetë një goditje në tru.
– Kërkoni personit që të ngrejë duart para. Në rast të goditjes në tru, personi nuk do të jetë në gjendje që t’i ngrejë të dyja duart.
– Kërkoni personit që të shqiptojë një fjali të thjeshtë, si “Mirëdita.” Kushtojini vëmendje të folurit – nëse vini re të folur jo të qartë, sigurohuni që të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.