
Për fillim, mos konsumoni asnjë lloj ushqimi tre orë përpara se të flini gjumë, por përpara se të shkoni në shtrat përgatitni pijen me përbërësit e mëposhtëm:
- Gjysmë limon i shtrydhur
- Një lugë çaji me majdanoz të copëtuar
- Pak kanellë
- Gjysmë lugë çaji me uthull molle përzier në 250 ml ujë
Nëse nuk ju pëlqen shija, mund të shtoni një lugë çaji me mjaltë ose xhenxhefil.
Nëse u përmbaheni rregullave, në mëngjes duhet të zgjoheni me një gjysmë kilogram më pak, ndërsa ajo çka ndoshta është gjëja më e rëndësishme është se nuk do të ndiheni të fryrë. Rezultate më të shpejta do të ndodhin nëse edhe darka zëvendësohet plotësisht nga kjo pije.