Meningjiti vret shumë fëmijë nën moshën pesë vjeçare, se çdo sëmundje tjetër infektive. Është e mundur të ngatërrohet me gripin ose me një sëmundje tjetër, sepse shumë nga simptomat përputhen. Një fëmijë i sëmurë zakonisht ka temperaturë, dhimbje koke dhe të vjella. Disa fëmijë mund të përjetojnë ndjeshmëri ndaj dritës së fortë, qafë të ngurtë ose konvulsione.
Prindërit gjithashtu mund të vërejnë se fëmija i tij është i përgjumur ose ka vështirësi të zgjohet pasi ka vënë një sy gjumë, raporton The Sun. Megjithatë, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (NHS), disa fëmijë nuk shfaqin fare simptoma të sëmundjes.
Sipas Fondacionit për kërkime të meningjitit, gjendja i referohet inflamacionit të membranës që rrethojn trurin dhe shtyllën kurrizore. Për këtë është me rëndësi të njihen simptomat dhe të fillohet mjekimi me kohë
Pas përdorimit të antibiotikëve, shumë fëmijë shërohen, por disa të tjerë mund të kenë problem shëndetësore afatgjata. Këtu përfshihet humbja e dëgjimit apo shikimit, vështirësi në koncentrim dhe të mbajturit mend, sulme dhe problem me ekuilibrin. NHS vlerëson se një në 10 raste të meningjitit bakterial është fatal.
Përktheu dhe përshtati:S.N