Mëlçia është organi më i rëndësishëm në trup, i cili mund të tolerojë dëmtim deri në ¾ e indit përpara se të shfaqen shenjat e sëmundjes. Duke qenë se është organi i vetëm në trup i cili lehtësisht mund të zëvendësojë qelizat e dëmtuara, nuk është e lehtë të zbulohet sëmundja deri sa të fillojnë problemet serioze.
Kur të shfaqet cirroza, atëherë mëlçia ka arritur në atë pikë ku nuk mund të rigjenerohet dhe shkaku kryesor i kësaj është konsumimi i tepërt i alkoolit, diabeti, mbipesha dhe sëmundjet tjera që shkaktojnë dëme në qelizat e mëlçisë. Ajo çka i frikëson më shumë njerëzit janë simptomat atipike që tregojnë për sëmundjen e mëlçisë, por ato shpesh anashkalohen ose perceptohen si pjesë e një gjendje tjetër që nuk ka lidhje me mëlçinë.
Pamundësia për t’u përqendruar
Nëse përqendrimi juaj bie sa herë që filloni të punoni diçka ose çdo ditë shikoni kotë për orë të tëra dhe asgjë nuk ka kuptim, ndoshta nuk keni vetë një nga këto ditët. Konfuzioni dhe letargjia janë simptoma të mëlçisë së dëmtuar, ndërsa shfaqen atëherë kur mëlçia nuk është në gjendje të largoj toksinat nga gjaku dhe t’i japë energji trupit. Atëherë truri bëhet i ngadalshëm dhe i plogët, ndërsa metabolizmi ngadalësohet, gjë që mund të shkaktojë harresën ose paaftësinë për t’u përqendruar.
Era e keqe e gojës
E përkohshme ose e përhershme era e keqe e gojës e njohur si halitoza, shpesh është shqetësim shoqëror, por më e rëndësishmja është se mund të jetë simptomë e sëmundjeve të ndryshme si sëmundja e mishit të dhëmbëve, sëmundjet gastrointestinale, sëmundjet e mëlçisë, diabeti ose infeksioni i fytit. Sëmundja e mëlçisë njihet nga era e keqe e gojës, e cila shkakton koncentrim të lartë të sulfurit dimetil, erë që ngjason me erën e lakrës.
Kruajtje
Lëkura ndjen kruajtje kur skajet nervore janë të irrituara ose për shkak të nxehtësisë së shkaktuar nga inflamacioni ose për shkak të pranisë së kimikateve irrituese. Trupi shpesh e aktivizon këtë reagim si përgjigje ndaj antigjenit që hyn në lëkurë, por kruajtja gjithashtu mund të jetë simptomë e një gjendjeje të rrezikshme. Kur mëlçia është e dëmtuar, kanali biliar është i bllokuar, acidi biliar absorbohet në qarkullimin e gjakut gjë që irriton skajet nervore dhe shkakton kruajtje. Për fat të keq, kjo simptomë rrallë shoqërohet me gjendjet serioze shëndetësore.
Depigmentimi i lëkurës
Lëkura e depigmentuar mund të ketë një numër shkaqesh, që nga kequshqyerja e deri te gjendjet autoimune. Pigmentimi i lëkurës që shfaqet si pasojë e cirrozës është ngjyrë kafe e çelur, gjë që tregon se ekziston problem serioz në funksionimin e mëlçisë.
Shuplaka të kuqe
Shuplakat e duarve në ngjyrë të kuqe, të cilat shpesh kanë ndjesi nxehtësi ose ndjesi shpimi gjilpërash janë simptoma karakteristike të ndojë sëmundjeje të lëkurës. Mund të jetë dermatitis, ekzemë ose gjendje e trashëguar. Interesant është fakti se shuplaka të kuqe i quajnë edhe shuplakat e mëlçisë, të cilat shpesh janë simptomë e cirrozës së mëlçisë.