Simptomat dhe shkaqet e tensionit të ulët të gjakut

Si ta kuptoni se vuani nga tensioni i ulët i gjakut? Cilat janë simptomat dhe shkaqet e tensionit të ulët të gjakut? Njihuni me gjërat më të rëndësishme rreth tensionit të ulët të gjakut dhe në dyshimet më të vogla konsultohuni me mjekun.

Tensioni i ulët i gjakut i njohur si hipotensioni është një gjendje, të cilën  njerëzit shpesh e injorojnë, edhe pse ajo mund të çojnë në pasoja katastrofike nëse nuk trajtohet. Të gjithë treguesit nën vlerat 90/60 kualifikohen si tension i ulët i gjakut. Por matja e tensionit të gjakut është diçka që shumica e njerëzve nuk i kushtojnë rëndësi. Prandaj është e rëndësishme që t’i dini simptomat e tensionit të ulët të gjakut dhe të konsultoheni me mjekun nëse vini re shfaqjen e shpeshtë të disave prej tyre.

Simptomat

Këto janë simptomat më të dukshme sa i përket asaj se çfarë ndodh në tru dhe organet vitale, kur nuk arrin oksigjen i mjaftueshëm.

  • Ndjenja e marramendjes;
  • Shikim i paqartë;
  • Humbja e vetëdijes;
  • Palpitacionet e zemrës;
  • Ndjenja e paqëndrueshmërisë;
  • Të përziera;
  • Dobësim i përgjithshëm.

Shkaqet

Mosha: Gjasat për të pasur tension të ulët të gjakut pas ngrënies ose pas ndryshimit të pozicionit të trupit, me moshën rriten.

Gjenet: Hulumtimet mjekësore tregojnë se tensioni i ulët i gjakut është i predispozuar gjenetikisht. Nëse prindërit e juaj kanë tension të ulët, atëherë duhet të jeni të bëni kujdesshëm.

Dehidrimi: Nëse keni humbur shumë lëngje për shkak të djersitjes së tepërt, diarresë ose vjelljes, mund të keni tension të ulët të gjakut.

Medikamente: Disa barna, si antidepresantët, alfa dhe beta-bllokatorët mund të shkaktojnë tensionin e ulët të gjakut.

Lëndim ose goditje: Nëse keni pësuar ndonjë goditje ose keni humbur shumë gjak në të njëjtën kohë, kjo mund të jetë shkak për uljen e tensionit të gjakut.

Sëmundje: Tensioni i ulët i gjakut është tipik për sëmundjet neurologjike siç është sëmundja e Parkinsonit, diabeti, çrregullimet hormonale dhe anemia.

Llojet e hipotensionit

Tensioni i ulët i gjakut tashmë është e qartë se mund të shkaktohet nga shumë faktorë. Mundohuni të mbani shënime për kohën dhe vendin kur u bie tensioni i gjakut. Mund të habiteni nga rezultatet. Do të mund të kuptoni se tensioni i gjakut u bie kur keni qëndruar për një kohë të gjatë ose e keni tepruar me ushqimin.

Hipotensioni Ortostatik: Ky lloj i tensionit të ulët të gjakut mund të shfaqet pas stërvitjes ose pas një korrigjimi të papritur. Ai rritet me moshën. Provoni që të drejtoheni ngadalë nga një pozicion i caktuar, sidomos pas qëndrimi të gjatë ulur ose në një pozicion të shtrirë.

Hipotensioni pas ngrënies: Ky lloj i tensionit të ulët të gjakut shfaqet pas ngrënies. Zakonisht vërehet tek njerëzit e moshuar, sidomos te ata që vuajnë nga diabeti, tensioni i lartë i gjakut ose sëmundja e Parkinsonit. Në këtë rast, është mirë që të hahet në mënyrë të ekuilibruar, të mos ndryshohet koha e ngrënies dhe ushqimi të përtypet ngadalë.

Nëse vëreni ndonjë nga simptomat e tensionit të ulët të gjakut, më së miri është që të konsultoheni me mjekun. Në ndërkohë, përpiquni të ndryshoni stilin e jetesës si: të hani shëndetshëm, të ushtroni më tepër dhe të harruar mënyrën e të ndejturit ulur.