Simptomat e apendicitit: Cila gjendje është alarmante?

Përveç dhimbjes rreth kërthizës dhe në anën e djathtë të pjesës së poshtme të barkut, ka disa simptoma të tjera që mund të tregojnë se keni apendiksit (zorrën qorre). Është dhimbje që përkeqësohet kur kolliteni, ecni ose bëni lëvizje të tjera të shpejta, të përziera të shoqëruara me të vjella, humbje oreksi, ethe, fryrje dhe kapsllëk.

Ky problem shëndetësor zakonisht shfaqet te personat e moshës 10 deri në 30 vjeç

Nëse ndjeni dhimbje të forta në anën e djathtë të pjesës së poshtme të barkut, ka shumë mundësi që të keni apendiksit (zorrën qorre). Megjithatë, kjo dhimbje tek shumica e njerëzve shfaqet rreth kërthizës dhe gradualisht lëviz në anën e djathtë dhe bëhet më e rëndë.

Kjo gjendje mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme, sepse bakteret shumohen shpejt dhe nëse nuk reagoni në kohë, mund të shpërthejë dhe të shkaktojë probleme serioze.

Edhe pse apendiciti mund të ndodhë tek çdo kush, ky problem shëndetësor më së shpeshti shfaqet te personat e moshës 10 deri në 30 vjeç. Trajtimi i tij zakonisht kërkon ndërhyrjen kirurgjikale.

Përveç dhimbjes rreth kërthizës dhe në anën e djathtë të pjesës së poshtme të barkut, ka disa simptoma të tjera që mund të tregojnë se keni apendiksit. Është dhimbje që përkeqësohet kur kolliteni, ecni ose bëni lëvizje të tjera të shpejta, të përziera të shoqëruara me të vjella, humbje oreksi, temperaturë, fryrje dhe kapsllë

Vendi i dhimbjes mund të ndryshojë në varësi të moshës dhe pozicionit të apendiksit. Tek gratë shtatzëna, dhimbja mund të duket se vjen nga pjesa e sipërme e barkut, sepse apendiksi gjatë shtatzënisë është pak më i lartë zakonisht.

Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, sigurohuni që të vizitoni një mjek për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për apendiksin (zorrën qorre).

Kjo gjendje mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme, sepse bakteret shumohen shpejt dhe nëse nuk reagoni në kohë, mund të shpërthejë dhe të shkaktojë probleme serioze.

Përktheu dhe përshtati:S.N