Simptomat e atrofisë së nervit optik

Çrregullimet e syrit shfaqen në dy raste - gjatë lindjes (faktori trashëgues), ose nga faktorët e jashtëm (trauma të ndryshme ose sëmundje).

Nervi optik përmban 1.2 milion fibra, secila prej këtyre fibrave transmeton impulse të cilat i krijon retina deri në tru dhe na mundëson që të shohim qartë. Çrregullimet e syrit shfaqen në dy raste – gjatë lindjes (faktori trashëgues), ose nga faktorët e jashtëm (trauma të ndryshme ose sëmundje). Çrregullimet e nervit optik shkaktojnë humbje të shikimit dhe mund të sulmojnë njërin ose të dy sytë.

Atrofia e nervit optik mund të diagnostikohet me ekzaminimin e syve. Gjatë atrofisë atopike tek pacientët paraqitet:

  • Reduktimi i mprehtësisë së shikimit
  • Humbja ose zvogëlimi i ngjyrave (sidomos ngjyra e kuqe)
  • Rritja e theksuar e bebëzës
  • Zbehja e ngjyrave të syve

Ekzistojnë mjaftë çrregullime të nervit optik të cilat shkaktohen nga faktori trashëgues, por edhe ato që rezultojnë nga ndonjë trauma ose sëmundje.

  • Atrofia kongenitale e syve zakonisht trashëgohet
  • Neuropatia e trashëguar – e lindur e syve është e trashëgueshme dhe zakonisht shfaqet tek meshkujt e moshës 20 deri 30 vjeçare.
  • Atrofia e fituar e syve. Shkaku i kësaj atrofie shoqërohet me problemet vaskulare.
  • Irritimi i syve nuk trashëgohet, shkaku kryesor i kësaj sëmundjeje është multiple skleroza
  • Glaukoma është një nga sëmundjet më të shpeshta të syve, i sulmon dhe i shkatërron ekskluzivisht fibrat nervore të syve dhe e ngushton sferën e të pamurit. Në shumicën e rasteve është sëmundje progresive e ngadalshme, edhe pse ekziston glaukomë e cila me shpejtësi përparon.