Simptomat e dëmtimit të mëlçisë

Mëlçia prodhon lëng i cili është i rëndësishëm në procesin e tretjes.

Mëlçia është organ i cili ka një rol shumë të rëndësishëm metabolik. Ai kryen disa funksione, ndër të cilat më të rëndësishmet janë detoksifikimi, anulimi i glikogjenit dhe prodhimi i proteinave në gjak. Mëlçia prodhon lëng i cili është i rëndësishëm në procesin e tretjes.

SIMPTOMAT

  • Humbja e oreksit. Kur mëlçia, si pasojë e dëmtimit, e zvogëlon sekrecionin e acidit, shfaqet ndjenja e ngopjes
  • Lodhja dhe dobësia për shkak të rritjes së sasisë së toksinave në organizëm, të cilat mëlçia nuk i ka përpunuar, gjë që kanë kaluar në gjak
  • Kapsllëk dhe tretje e dobët, për shkak të mungesës së acidit i cili e tret ushqimin
  • Probleme të zakonshme me stomakun, të vjella, të përziera
  • Ndryshimi i ngjyrës së nevojës. Nëse është e verdhë, gri ose ngjyrë balte, kjo ndoshta mund të përbëj problem
  • Ndryshime në ngjyrën e urinës, pavarësisht konsumit të mjaftueshëm të ujit. Është e mundur që bilirubina në gjak të jetë rritur
  • Bilirubini i rritur në gjak është sinjal i mundshëm i verdhëzës, pasiqë mëlçia nuk e ka përpunuar mirë
  • Ënjtja e shputave dhe nyjeve
  • Fryrje
  • Irritimi i lëkurës
  • Ngërçe të zakonshme dhe dhimbje abdominale