SIMPTOMAT E DIABETIT: Këto shenja nuk duhen injoruar asesi

Disa simptoma mund të jenë të padëmshme dhe kalimtare, por disa sigurisht që nënkuptojnë se është koha për t'u vizituar te mjeku.

Diabeti, për fat të keq, shfaqet tek shumëkush, veçanërisht tek të rinjtë, sipas Qendrës për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve (CDC).

“Diagnoza e diabetit të tipit 1 dhe tipit 2 është në rritje tek të rinjtë, nga viti 2001 deri në vitin 2017 është rritur me 45 për qind numri i personave nën moshën 20 vjeç që kanë diabet”, thonë ekspertët e Qendrës, ndërsa kjo gjendje mbetet shkaku kryesor i vdekjes, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Mjekët zbulojnë se cilat simptoma nuk duhet t’i injoroni.

SHKONI SHPESH NË BANJO

Një person mesatar urinon nga katër deri në shtatë herë në ditë, por njerëzit me diabet urinojnë më shpesh. Dr. Minisha Sod, endokrinologe në spitalin Lenoy Hill, thotë se kur ka rritje të glukozës në trup, ai përpiqet ta eliminojë atë përmes urinës, për këtë arsye shkohet kaq shpesh në tualet.

ETJE INTENSIVE

“Duke qenë se trupi humbet glukozën, por edhe ujin përmes urinës, është logjike që mund të ndodhë dehidratimi dhe etja e shtuar”, shpjegon Dr. Sod.

SHIKIM I TURRBULLT

Një ndryshim në nivelet e lëngjeve në trup mund të çojë në ngushtimin e syve dhe kështu të shkaktojë probleme me shikimin, që bëhet i paqartë. Sytë e ndryshojnë formën e tyre dhe e humbasin aftësinë për të parë objektet.

CILAVE SIMPTOMA TË TJERA DUHET TË JU KUSHTONI VËMENDJE?

Angela Gene-Midown, drejtoreshë e programit të edukimit për diabetin në Universitetin e Maryland-it, thotë se mund të jetë humbja e peshës, uria, lëkura e thatë dhe infeksionet e përsëritura kërpudhore. Disa njerëz nuk do të kenë asnjë simptomë.

PSE PO RRITET NUMRI I PACIENTËVE?

“Rastet e diabetit janë në rritje, ndoshta për shkak të disponueshmërisë së ushqimeve shumë të përpunuara dhe reduktimit të përgjithshëm të fibrave dhe ushqimeve të tjera të shëndetshme në mbarë botën. Mënyra e të qëndruarit ulur po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar dhe po bëhet më pak aktivitet fizik. Kjo gjithashtu çon në shtimin e rasteve të obezitetit dhe ne e dimë që është faktor rreziku për zhvillimin e diabetit dhe ky problem konsiderohet si fajtori më i madh”, shpjegon Dr. Sod.

ÇFARË VENDIME TË JETËS MUND TË INDIKOJNË NË PARANDALIMIN E DIABETIT?

Parandalimi i diabetit bazohet në ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik dhe humbje peshe – dhe nuk është kurrë vonë për ndryshim. Merrni parasysh këshillat e dhëna nga Shoqata Amerikane e Diabetit.

Mënyra për të parandaluar diabetin:

  • JINI FIZIKISHT AKTIV
  • RRISNI MARRJEN E FIBRAVE
  • PËRFSHINI DRITHËRAT INTEGRALE NË DIETËN TUAJ
  • PËRKUSHTOJUNI HUMBJES SË PESHËS
  • SHMANGNI DIETAT E SHPEJTA DHE ZGJIDHNI NJË DIETË TË SHËNDETSHME