Simptomat e hershme të sëmundjes së Alzheimerit: kruajtja, harresa, humbja e shikimit

Shumë simptoma i atribuohen moshës së vjetër, por shkencëtarët theksojnë se ndryshimi i sjelljes mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje të rrezikshme.

Sëmundja e Alzheimerit është një nga format më të zakonshme të demencës, ndërsa bëhet fjalë për sëmundje progresive të trurit e cila karakterizohet nga humbja e kujtesës. Vlerësimet më të fundit shkencore thonë se deri në vitin 2020, mund të ketë 43 milionë të sëmurë, deri në vitin 2040 deri në 81 milionë, ndërsa deri në vitin 2050 më shumë se 115 milionë njerëz me demencë.

Por humbja e kujtesës nuk është simptoma e vetme e kësaj sëmundje, megjithëse është  më karakteristike.

Ekzistojnë edhe të tjera, të cilat rrallë herë i lidhin pikërisht me zhvillimin e demencës. Simptoma e parë që shfaqet zakonisht është harresa e ngjarjeve të fundit, me ruajtjen relative të kujtesës afatgjate, por kjo gjë shpesh atribuohet në moshën e vjetër. Megjithatë, personat me Alzheimer shpesh kanë ndryshime në sjellje, bëhet depresiv ose kanë sulme të të qeshurit. Të shpeshta janë situata kur nuk mund ta kujtojnë se ku i kanë lënë çelësat, por shfaqen probleme edhe sa i përket datës dhe vitit.

Gjithashtu shfaqen probleme edhe me ruajtjen e higjienës ditore dhe paaftësisë për të formuluar një fjali kuptimplotë. Rrallë kush do të mendoj për këto disa simptoma të sëmundjes së Alzheimerit, si kruajtja ose kruajtja kompulsive. Për fat të keq, personat me këtë sëmundje dinë të kruhen deri sa t’ju rrjedh gjak, por nuk dihet saktësisht se cila është lidhja e kësaj simptome me sëmundjen.

Megjithëse problemet me shikimin i atribuohen çrregullimeve të plakjes, sipas një studimi të ri, kjo përmendet si një nga simptomat e para të demencës në fazat e vonshme të jetës. Personat e moshuar me shikimi të dobët, kanë një rrezik prej 5 deri në 10 herë më të madh të sëmundjes së Alzheimerit ose ndonjë formë tjetër të demencës në një periudhe prej 8.5 vjetësh pas përkeqësimit të shikimit.