Simptomat e inflamacionit të mishit të dhëmbëve (gingiviti)

Gingiviti është forma jo destruktive e sëmundjes periodontale. Karakteri është reverzibil, që do të thotë se dëmtimi i indeve të buta rreth dhëmbit mund të riparohet në tërësi.

Inflamacioni i mishit të dhëmbëve shfaqet pas veprimit të substancave të dëmshme të cilat prodhojnë baktere. Nëse higjiena e gojës nuk është efikase, bakteret qëndrojnë në dhëmbë dhe krijojnë një shtresë të bardhë – pllakë dentale. Ky lloj inflamacioni i shkaktuar nga pllaka dentale, quhet gingivitis dhe është forma më e zakonshme. Gingiviti është forma jo destruktive e sëmundjes periodontale. Karakteri është reverzibil, që do të thotë se dëmtimi i indeve të buta rreth dhëmbit mund të riparohet në tërësi.

SIMPTOMAT

Pacienti ankohet për dhimbje të mishrave të dhëmbëve. Përveç kësaj, vihet re edhe:

  • Mishra të skuqëur dhe të ënjtur
  • Mishi i dhëmbëve që dhamb gjatë prekjes
  • Gjakderdhje gjatë larjes së dhëmbëve
  • Erë e keqe e gojës

Pllaka dentare është biofilm që formohet në sipërfaqen e dhëmbëve. Krijohet nga bakteret të cilat ngjiten në smaltin e dhëmbëve. Nëse nuk hiqet rregullisht, atëherë shndërrohet në  gur dental në zonën pranë mishit të dhëmbëve. Është e vështirë të largohet vetëm me pastrimin e dhëmbëve. Pllaka dentare dhe guri e irritojnë mishin e dhëmbëve.

Faktorë të tjerë që çojnë në shfaqjen e gingivitit janë:

  • Mosbalancimi hormonal (puberteti, menopauza), mishi i dhëmbëve mund të bëhet i ndjeshëm
  • Niveli i ulët i antioksidantëve në trup
  • Tek disa sëmundje shpesh vjen deri te inflamacioni i mishit të dhëmbëve (diabeti, kanceri)
  • Barna të caktuara (për epilepsi, angina pectoris) mund të çojnë në irritimin e mishit të dhëmbëve
  • Pirja e duhanit
  • Gjenetika