Simptomat e inflamacionit të mushkërive

Simptomat e sëmundjes mund të ndryshojnë nga mesatare në të forta, varësisht nga lloji i inflamacionit të mushkërive.

Inflamacioni i mushkërive mund të shfaqet tek të gjithë, pasiqë bëhet fjalë për komplikimin më të zakonshëm të sistemit të frymëmarrjes, dhe sidomos të gripit. Megjithëse shpesh është pasojë e disa infeksioneve, ekzistojnë më shumë se 30 shkaktarë të ndryshëm të kësaj sëmundje. Njerëzit që kanë astmën ose sëmundje të tjera kronike bëjnë pjesë në grupin e rrezikuar.

SIMPTOMAT

Ato mund të ndryshojnë nga mesatare në të forta, varësisht nga lloji i inflamacionit të mushkërive, por këto janë më të zakonshmet:

  • Kollitja
  • Temperatura
  • Ethet
  • Vështirësi gjatë frymëmarrjes

SIMPTOMAT TJERA MUND TË PËRFSHIJNË:

  • Dhimbje e fortë dhe shpuese në gjoks
  • Dhimbje koke
  • Djersitje e tepërt
  • Humbja e oreksit
  • Energji e zvogëluar
  • Lodhje
  • Konfuzioni – sidomos tek të moshuarit

ÇFARË E SHKAKTON INFLAMACIONIN E MUSHKËRIVE

  • Bakteret
  • Viruset
  • Mikoplazma
  • Infeksione të tilla si, kërpudhat
  • Faktorë të jashtëm

CILËT JANË RREZIK FAKTORËT:

Çdokush mund të preket nga inflamacioni i mushkërive, ndërsa rrezik faktorët përfshijnë:

  • Mosha – fëmijët nën moshën 5 vjeçare dhe personat mbi moshën 65 vjeçare
  • Duhanpirësit
  • Infeksionet respiratore të kohëve të fundit
  • Sëmundjet kronike të mushkërive
  • Sëmundje të tilla si, inflamacion i mushkërive, sëmundjet e zemrës, mëlçisë ose diabeti
  • Sistemi i dobët imunitar