Shumica e njerëzve që kurrë nuk kanë pirë duhan ose herë pas here kanë pirë duhan në moshë, besojnë se kanceri i mushkërive është sëmundje për të cilën nuk duhen të shqetësohen, por kjo është e gabuar, pasiqë profesionistët pohojnë se të gjithë mund të jenë në shënjestër. Përgjithësisht supozohet se kanceri i mushkërive shfaqet tek duhanpirësit afatgjatë të cilët për dekada me rradhë nuk mund të heqin dorë nga ky ves i keq, por kjo sëmundje shfaqet edhe tek jo-duhanpirësit, madje edhe më shpesh sesa që supozohet.
Studimet kanë treguar se në vitet e fundit numri i kancerit të mushkërive tek femrat jo-duhanpirëse është rritur për arsye të panjohura. Kanceri tek duhanpirësit zakonisht shfaqet me një vonesë prej 20-30 vitesh, kështu që duhet shumë kohë nga pirja e duhanit deri te zhvillimi i sëmundjes. Gjithashtu, rreziku i hershëm nuk është në zero, madje edhe nëse keni ndaluar me pirjen e duhanit, por bien në mënyrë drastike. Përveç pirjes së duhanit, disa nga shkaqet e dukshme të kësaj sëmundjeje janë: gazi radon, asbesti, madje edhe ndotja e ajrit. Sipas statistikave, rreth 20% e pacientëve me kancer të mushkërive kurrë nuk kanë pirë duhan në jetën e tyre, ndërsa 38% e pacientëve ndaluan pirjen e duhanit 20 vjet më parë.
Tomografia e kompjuterizuar e mushkërive rekomandohet për njerëzit ndërmjet moshës 55 dhe 80 vjeç që pijnë duhan ose që kanë pirë nga një paketë cigare në ditë – 30 vjet, ndërsa mjaftë e rëndësishme është që sëmundja të zbulohet para shfaqjes së simptomave të para, pasi kjo zakonisht do të thotë se kanceri ka përparuar.
Simptomat e kancerit të mushkërive ndryshojnë në varësi të asaj se sa sëmundja ka përparuar. Disa pacientë mund të vërejnë mungesë të ajrit apo gulçim, domethënë frymëmarrje e shkurtër, tek disa kjo është kollitje, kollitje me gjak, dhimbje në shpatulla dhe krahë ose temperaturë e lartë e trupit me inflmacion të mushkërive. Pa skrining, në 7 nga 10 njerëz, sëmundja shpesh diagnostifikohet në një fazë të vonshme, ndërsa në ato situata tek njerëzit përveç simptomave të përmenduar mund të shfaqet edhe dhimbje koke, të përziera, mpirje fokale, dobësi, dhimbje shpine, dhimbje të kockave, lodhje dhe rënie në peshë.
Megjithëse kanceri i mushkërive është shumë vështirë që të zbulohet pa simptoma, mjekët besojnë se tomografia kompjuterike e gjoksit tek ato që i përkasin grupit të rrezikut, mund të zbulojë sëmundjen në një fazë të hershme dhe kështu të parandalojë përhapjen e saj tek një në pesë raste me këtë sëmundje.