Imuniteti i fortë dhe jeta pa grip është gjëja e parë që na vjen në mend kur mendojmë për vitaminën C, ndërsa ata që vetëm një herë kanë marrë dozë të madhe, me siguri që i kujtojnë simptomat që ju janë shfaqur.
Vitamina C nuk shërben vetëm për të forcuar sistemin imunitar, por përmirëson absorbimin e hekurit dhe kalciumit, por gjithashtu ndihmon edhe kundër alergjive, lehtëson dobësimin, është i rëndësishëm për shikim të mirë, ndërsa është vërtetuar se njerëzit ushqimi i të cilëve përmban mjaftueshëm vitaminë C janë të mbrojtur për tre herë më shumë nga zhvillimi i artritit, sesa ata që nuk konsumojnë mjaftueshëm prej kësaj vitamine.
Pasojat e mbidozave që tejkalojnë dy gramë në ditë, zakonisht janë probleme gastrointestinale, thonë nutricionistët.
Simptomat që shfaqen gjatë hipervitaminozës më së shpeshti janë: djegie gjatë urinimit, diarre, gazra, dhimbje në abdomen, kruajtje dhe të përziera.