Të gjithë e dimë se mineralet janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë, madje edhe profesionistët mjekësorë argumentojnë se mungesa e vitaminave dhe mineraleve mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
A e dini se trupi i njeriut përmban rreth 57 gram magnez, shumica e të cilit gjendet te dhëmbë dhe te eshtrat, por një sasi të caktuar ka edhe në zemër dhe në tru, madje edhe në gjak? Gjithashtu, duhet të dini se çdo qelize në trup i duhet magnez që të funksionojë siç duhet.
Ky mineral i jashtëzakonshëm dhe i shëndetshëm është përgjegjës për më shumë se 300 funksione metabolike në trupin e njeriut. Profesionistët mjekësorë pohojnë se shkaku i mungesës së magnezit në trup te shumë njerëz është mënyra moderne dhe jo e shëndetshme e jetesës, e cila ushtron presion fizik dhe mendor në organizëm, i cili në situata stresuese e harxhon më shpejtë magnezin që futet në trup.
Sasia ditore e magnezit duhet të jetë 500 deri në 1000 mg në ditë. Mjekët paralajmërojnë se mungesa mund të shkaktojë osteoporozën, lodhjen kronike, pagjumësinë, tiket e fytyrës, ngërçet në këmbë, ankthin, irritimin, migrenën, depresionin dhe sëmundjet e zemrës.
Gjithashtu, duhet të dini se sasia e duhur e magnezit përmirëson furnizimin e trurit me oksigjen dhe në këtë mënyrë i ndihmon pacientët me Alzheimer, ndërsa nga disa hulumtime është vërtetuar se personat që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit kanë nivel të ulëta të magnezit në tru.
Mungesa e magnezit gjithashtu shoqërohet me sëmundje të caktuara kronike siç janë sindroma metabolike ose diabeti i tipit 2.
Magnezi për trupin dhe mendjen tuaj
Nëse doni të rrisni sasinë e magnezit konsumoni ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të këtij minerali, si: drithërat integrale, peshku, spinaqi, lakra jeshile, bishtajat, çokollata e zezë, fruta të thata, avokado dhe lloje të ndryshme të farave, si farat e linit, melit, chia, fara të kungullit dhe fara luledielli.
Sasinë e nevojshme gjithashtu mund ta merrni edhe nëpërmjet suplemeteve ushqimore të cilat përmbajnë kofaktorët e magnezit: glicinë, taurinë, orotat dhe malat – sepse ato absorbohen më lehtë nga format e tjera.
Çfarë mund të bëjnë ata për ju?
Glicinati i magnezit për memorien tuaj
- E kontrollon acarimin, ankthin, pagjumësinë dhe histerinë;
- Zvogëlon ngurtësinë mendore dhe depresionin;
- Ka efekt laksativ;
- Mund të ndihmojë në deficitet afatgjata;
- E qetëson dhe e relakson trupin.
Orotat magnezi për trupin
- Përmirëson aftësitë atletike;
- Përmirëson funksionin e zemrës.
Malat magnezi për muskujt
- Ndihmon gjatë mjekimit të fibromyalgisë;
- Redukton ngërçet e muskujve;
- Lehtëson simptomat paramenstruale dhe dhimbjet e kokës;
- Përmirëson tretjen;
- Ripërtërin energjinë.
Taurinë magnezi për zemrën
- Përmirëson funksionin e zemrës;
- Parandalon migrenën;
- Zvogëlon palpitacionet e zemrës dhe aritminë.