Shtatzënia nuk është sëmundje dhe nuk duhet të perceptohet si e tillë, veçanërisht nëse gjithçka është në rregull dhe fëmija po zhvillohet mirë, dhe ju ndiheni mirë. Simptomat që shfaqen gjatë shtatzënisë ndonjëherë mund të jenë të pazakonta, veçanërisht në fillim të shtatzënisë, por ka edhe disa simptoma që mund të tregojnë rrezik dhe nuk duhet t’i injoroni.
Mbani në mend se asnjë nga këto simptoma nuk do të thotë domosdoshmërish se diçka e tmerrshme po ndodh, por është mirë të mos gjykoni vetë, por të shkoni te mjeku. Këto janë shenjat paralajmëruese:
Gjakderdhje – sado e vogël, mund të jetë sinjal i disa komplikimeve dhe duhet të ekzaminoheni nga një mjek.
- Dhimbje e vazhdueshme dhe intensive e barkut
- Të përziera dhe të vjella intensive – është e nevojshme që mjeku të përcaktojë nëse është një shenjë e zakonshme e mëngjesit në shtatzëni, e cila më së shumti shfaqet në tremujorin e parë, apo diçka tjetër.
- Temperatura më e lartë se 38 gradë
- Një rënie e papritur e sasisë së lëngjeve që urinoni. Mbajtja e ujit në shtatzëni mund të jetë potencialisht e rrezikshme.
- Dhimbje dhe djegie gjatë urinimit – mund të jetë shenjë e një infeksioni urinar, dhe kjo mund të ndikojë në rritjen dhe zhvillimin e fetusit nëse neglizhohet dhe nuk trajtohet.
- Ënjtje e papritur e këmbëve, krahëve dhe fytyrës
- Marramendje intensive ose probleme me shikimin, të tilla si shikimi i pikave ose “shkëndija” të dritës para syve tuaj.
- Dhimbje e vazhdueshme e kokes
- Rrjedhje e lëngjeve nga organet gjenitale
- Mungesa e lëvizjes së foshnjës në një shtatzëni më të madhe se pesë muaj
- Kontraksione të forta dhe intensive para javës së 39-të të shtatzënisë.