Simptomat e sulmit të panikut

Sulmet e panikut janë të zakonshme dhe çdo vit janë të pranishme në rreth 35% të njerëzve. Nga këto, një deri në dy për qind do të zhvillojë çrregullime paniku, sulmet zakonisht fillojnë midis moshës 15 dhe 25 vjeçare.

Përderisa merreni me aktivitetet e zakonshme, papritur zemra fillon t’ju rrah fortë, shfaqet frymëmarrja e shpejtë, djersitje dhe ethe. Keni frikë nga sulmi i zemrës, që do të çmendeni, e madje edhe do të vdisni. Pas vetëm 10 minutash ose më shumë, kjo gjë ndalon. Nga vijnë këto ndjenja?

Për fat të keq, nuk ka përgjigje të qartë për këtë pyetje. Keni përjetuar sulm paniku, ndërsa tek një numër shumë më i vogël pacientësh, këto sulme përsëriten sipas një modeli, i njohur si çrregullime të panikut. Midis sulmeve, të prekurit jetojnë me frikën e si mëposhtë.

Shumë njerëz me çrregullime paniku e lidhin sulmin, me atë që kanë bërë gjatë kohës ku ai është shfaqur. Ata pretendojnë se restoranti, ashensori apo dhoma janë shkak i sulmit dhe vendosin që t’i shmangin këto vende apo situata. Në këtë rast, sulmet e panikut mund të çojnë në shfaqjen e agorafobisë, frika e largimit nga shtëpia ose qëndrimi në vende publike, ndonëse lidhja midis këtyre dy sëmundjeve është e paqartë.

Sulmet e panikut janë të zakonshme dhe çdo vit janë të pranishme në rreth 35% të njerëzve. Nga këto, një deri në dy për qind do të zhvillojë çrregullime paniku, sulmet zakonisht fillojnë midis moshës 15 dhe 25 vjeçare.

SIMPTOMAT

Nëse keni katër ose më shumë nga simptomat e listuara, domethënë ju keni sulm paniku.

  • Rrahje të shpejta të zemrës
  • Djersitje
  • Ethe
  • Ngulfatja
  • Dhimbje ose siklet në gjoks
  • Të përziera
  • Marramendje ose humbja e vetëdijes
  • Ndjenja nga diçka joreale
  • Frika nga çmenduria
  • Frika nga vdekja
  • Ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirja e pjesëve të caktuara të trupit
  • Ethe ose nxehtësi

Nëse keni sulme paniku që përsëriten ose jeni vazhdimisht i frikësuar nga sulmet e mundshme në të ardhmen, ose nëse pas sulmeve të tilla sjellja ka ndryshuar dukshëm, atëherë keni çrregullim paniku.

KËRKONI NDIHMË MJEKËSORE NËSE:

  • Mendoni se keni çrregullim paniku. Sulmet e izoluara të panikut, pa marrë parasysh sa janë të pakëndshme, nuk janë të pazakonta ose kërcënuese për jetën.
  • Nëse mendoni se keni sulm në zemër, simptomat mund të jenë të ngjashme. Megjithatë, shumica e njerëzve që kanë sulm paniku e kanë pasur atë edhe më parë, ndërsa e ka nxitur një situatë ose ngjarje e ngjashme. Gjithashtu, dhimbja e gjoksit gjatë sulmit të panikut zakonisht manifestohet në mes të gjoksit (gjatë sulmit të zemrës përhapet në krahun e mjatë) dhe e ndjek frymëmarrja e përshpejtuar, rrahja e fortë e zemrës dhe frika.