A njihni ndonjë person i cili vazhdimisht jeton më frikën ndaj ndonjë sëmundje të rëndë dhe serioze? Reagon ndaj çdo simptome, madje edhe të vogël? Vazhdimisht kërkon ndihmë nga mjeku dhe konsultohet për çdo sëmundje?
E keni qëlluar, bëhet fjalë për hipohondri – çrregullim gjatë të cilit personi është i preokupuar tërësisht nga frika ndaj ndonjë sëmundje të rëndë dhe serioze.
Simptomat më të zakonshme të hipohondrisë janë:
- Frikë ose shqetësim i tepruar se ndonjë sëmundje e caktuar është e pranishme;
- Shqetësim se disa simptoma të vogla, paralajmërojnë për sëmundje serioze;
- Vizita të shpeshta te mjeku për këshillim në lidhje me simptomat e caktuara;
- Marrëdhënie shoqërore jo të natyrshme;
- Leximi obsesiv i temave mbi shëndetin;
- Çrregullimi emocional;
- Kujdesi i zakonshëm dhe kontrollimi i simptomave trupore;
- Kontrolli i shpeshtë i shenjave vitale, siç është pulsi ose tensioni i gjakut;
- Besimi se ka ndonjë sëmundje pasi ka lexuar ose dëgjuar për të njejtën;
- Shmangia e situatave “të rrezikshme”, siç është qëndrimi në spital;
- Mosbesimi tek gjetjet mjekësore