Simptomat potenciale merrni seriozisht: Ja çfarë duhet të dinë pacientët me sëmundje të zemrës për koronavirusin

Sulmi i virusit direkt në muskulin e zemrës shkakton miokardit si inflamacion i zemrës që mund të dëmtojë rëndë funksionin e tij. Nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme - dhimbje në gjoks dhe shtrëngim, gulçim, mungesë të ajrit - kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.

Personat me sëmundje tashmë ekzistuese, siç janë sëmundjet e zemrës, kanë më shumë rrezik të shfaqin simptoma të rënda nëse infektohen me koronavirus, kjo është arsyeja pse është veçanërisht e rëndësishme të ndiqni të gjitha masat paraprake të rekomanduara. Gjëja më e rëndësishme është të ruani distancën fizike dhe larje të shpeshtë të duarve, por edhe disa gjëra të tjera duhet t’i keni parasysh.

Sëmundja e frymëmarrjes COVID-19 e shkaktuar nga koronavirusi është barrë e madhe për muskulin e zemrës, edhe nëse patogjeni nuk sulmon drejtpërdrejt këtë organ, paralajmërojnë kardiologët gjermanë.

Një formë më e rëndë e sëmundjes mund të rezultojë me inflamacion të mushkërive, gjë që mund të ul nivelin e oksigjenit në gjak. Nëse infeksioni shkakton rënie të presionit të gjakut në të njëjtën kohë, ai organ duhet të shpejtojë punën e tij për ta kompensuar, gjë që është ngarkesë e madhe, veçanërisht për zemrën tashmë të sëmurë.

Për shkak të gjithë kësaj, pacientët me sëmundje të zemrës duhet të sigurohen që zemra e tyre të jetë sa më e fortë dhe rezistente. Kardiologët këshillojnë të marrin ilaçe që janë përshkruar më parë. Në të njëjtën kohë, ata duhet të kujdesen për ushqimin e tyre të shëndetshme dhe aktivitetin e rregullt fizik.

Merrni seriozisht simptomat potenciale, të tilla si gulçimi i rastit, i cili, edhe pse shfaqet te shumë njejrëz, mund të jetë gjithashtu shenjë e COVID-19.

Vështirësitë me frymëmarrjen që përkeqësohen duhet të merren seriozisht. Këshillohuni me mjekun tuaj, kardiologët gjermanë apelojnë, se kjo mund të jetë shenjë e COVID-19, jo problemi juaj “i vjetër” i zemrës.

Mjekët gjermanë besojnë se pacientët me probleme të zemrës nuk duhet të anulojnë vizitat e planifikuara te kardiologu.