Rreziku i zhvillimit të kancerit të lëkurës është më i madh nëse ndonjë anëtar i familjes ka apo ka pasur kancer, nëse keni lëkurë të ndjeshme ose problematike, jeni të ekspozuar ndaj trajtimeve të shumta që përdoren rrezet X, jeni duhanpirës… Që t’i njihni ndryshimet duhet të dini se ekzistojnë tre lloje të tumoreve të lëkurës: bazoqelizorë, planoqelizorë dhe melanoma.
Bazoqelizorë është forma më e zakonshme e kancerit të lëkurës dhe kryesisht i prek zonat më të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit (qafa, fytyra dhe duart).
Melanoma është forma më e rrallë dhe nuk është e lehtë që të njihet në shikim të parë, pasiqë shpesh duket si nishan.
Planoqelizorë është i ngjashëm me bazoqelizor dhe shfaqet në organet e brendshme (gojë, organet gjenitale).
Simptomat e çfarëdo forme nuk mund të dallohen, pasiqë ato përputhen. Këto janë simptomat më të zakonshme, të cilat nuk duhet të injorohen:
- Forma asimetrike e nishaneve – imagjinoni vijën që kalon në mes të nishaneve, gjysmat duhet të jenë të barabarta. Nëse nuk janë, atëherë nishani është asimetrik.
- Skaje të parregullta të nishaneve – Nëse skajet janë të parregullta, kjo është një shenjë paralajmëruese. Mirëpo, gjithashtu duhet të jenë të lëmuara.
- Nishanet fitojnë një ngjyrë të errët ose vihen re shumë nuanca të ndryshme.
- Nishanet që rriten – rastet më të zakonshme të kancerit janë tek nishanet mbi 6 mm.
- Nishanet që rrjedhin gjak ose janë të dhimbshme.
- Puçrrat ose njollat e kuqe që nuk zhduken.
- Mavijosjet në shputa që nuk kalojnë.
- Ekspozimi ndaj human papilloma virusit.
- Plagë kronike – zakonisht i referohet problemeve të gojës, kështu që zakonisht paralajmërohen duhanpirësit.
- Vija të kafta ose të zeza nën thonjtë.
- Pjesë të thata të trasha të lëkurës që qërohen – gjë që mund të jenë edhe shenja të ekzemës, psoriazës ose thjesht lëkurë të thatë – mirëpo nëse nuk reagon ndaj kremrave, duhet të kontrollohet se për çfarë bëhet fjalë.