- Flokë të thinjur para moshës 40 vjeçare
Flokët e thinjur janë fenomen natyror që shpesh varet nga gjenetika. Por nëse keni më shumë se 50 për qind të flokëve të thinjur që në moshën 30 vjeçare dhe raste të tilla nuk ka në familjen tuaj, atëherë mund të jetë shenjë e diabetit.
2. Lytha
Edhe pse shumica janë të padëmshme dhe beninje, disa mund të jenë mjaft të rrezikshme, sidomos ato që janë shfaqur si rezultat i rrezeve të diellit. Keratoza senile ose aktinike ndodh gjatë veprimit të diellit dhe rrezatimit UV, kështu që llogaritet si ndryshime pre-kanceroze të lëkurës.
3. E bardha e syrit
Ato gjithmonë duhet të jenë të bardha. Përveç pagjumësisë ose gripit, kjo pjesë e trupit gjithashtu mund të zbulojë disa ndryshime të rrezikshme në organizmin tuaj. E bardha e verdhë mund të jetë shenjë e verdhëzës, probleme të mëlçisë dhe tëmthit. Ndërsa ngjyra e kuqe mund të jetë shenjë e tensionit të lartë të gjakut ose e sëmundjes virale si konjuktiviti.
4. Buzë të plasaritura
Plasaritjet e pakëndshme të buzëve mund të shkaktohen nga ndryshimet në temperaturës dhe erës. Por plasaritjet të cilat shfaqen shpesh në skajet ose plagët e brendshme mund të jenë shenjë e mungesës së vitaminave dhe zinkut. Nëse plasaritjet janë të shpeshta, atëherë mund të jenë si rezultet i infeksioneve fungale.
5. Qafa e ënjtur
Nëse keni vën re se qafa ju është ënjtur shkoni te mjek sa më shpejt që të jetë e mundur. Ënjtja në pjesën e përparme zakonisht është si rezultat i problemeve me gjëndrën tiroide, të cilat janë të zakonshme tek femrat ndërmjet moshës 20 deri 50 vjeçare.
6. Rënia e vetullave
Vetullat me kalimin e viteve bëhen më të rralla, por humbja e papritur e qimeve mund të jetë shenjë e problemeve me tiroiden, hipertireoza – gjëndër tepër aktive ose hipotireoza – gjëndër me aktivitet të zvogëluar. Këto ndryshime shoqërohen edhe me humbjen e flokëve.
7. Shuplaka të kuqe
Skuqja përvëluese e shuplakave mund të jetë si rezultat i dermatitit, ekzemës ose reagimit alergjik ndaj metaleve, barnave, ushqimit, pijeve. Mirëpo, ky ndryshim mund të jetë edhe si rezultat i punës së vështirë dhe sëmundjes së mëlçisë.
8. Shputa të ftohta
Shputat janë pjesë e trupit të cilat janë shumë larg nga zemra dhe për këtë arsye sëmundjet vaskulare fillimisht shfaqen tek ato. Sëmundja e Rejnit është sëmundje autoimune e cila shkakton shtrëngimin e venave në pjesë të trupit siç janë gishtat e duarve dhe këmbëve, hunda dhe veshët, shkak i të cilave ata bëhen të ftohta, të zbehta, madje edhe të mpira.
9. Faqe të kuqe
Megjithëse ndryshimet e papritura të fytyrës janë të zakonshme tek femrat midis moshë 30 dhe 55 vjeçare, ato mund të jenë edhe si shkak i ndryshimeve hormonale, ndryshimeve të temperaturës dhe ushqimit pikant. Faqet e kuqe mund t’i referohen edhe sëmundjeve kronike të lëkurës të cilat prekin shumë gra, shkaku i të cilit është ende i panjohur.