Këto ndryshime të vogla mund të duken si të padëmshme për ju, por ju duhet t’u kushtoni vëmendje atyre sepse asnjëherë nuk dihet se çfarë fshihet pas tyre. Këtu janë disa nga shenjat që na i dërgon trupi që tregojnë sëmundje serioze:
Shqisa e të nuhaturit
Dobësimi i shqisës së të nuhaturit mund të jetë shenjë që tregon sëmundjen e Alzheimerit. Ndryshimet ndodhin në mbaresat nervore në brendësi të hundës dhe shoqërohen me pjesë të caktuara të trurit që shoqërohen me sëmundjen.
Thonjtë
Thonjtë e shëndetshëm nuk janë të trashë dhe kanë ngjyrë të shëndetshme rozë. Nëse vëreni skuqje ose trashje nën thonjtë, mund të jetë shenjë e lupusit. Kjo është sëmundje autoimune që i sulmon indet e shëndetshme.
Flokët
Funksionimi i çrregulluar i gjëndrës tiroide ndikon në hormonet në trup, përfshirë ato që kanë të bëjnë me rritjen e flokëve. Nëse vini re që flokët ju bien intensivisht ose nësë është shfaqur pak tullacllëk, por i dukshëm, kërkoni këshilla profesionale.
Era e keqe e gojës
Nëse keni erë të pakëndshme të gojës, është logjike të bëhet fjalë për higjenën e dobët të gojës ose dhëmbëve të prishur. Merrni masa në kohë, pasiqë mund të rezultojë deri në komplikime dentare, probleme të zemrës, probleme të trurit…
Sytë
Kapilarët e zmadhuar të syrit mund të jenë tregues i inteligjencës së zvogëluar, ndërsa me kalimin e kohës edhe tregues i demencës.