Cistat e fshikëzës shfaqen rralë dhe shpesh nuk japin simptoma, por nëse e ndjeni këtë, duhet të shkoni urgjentisht tek mjeku. Simptomat zakonisht ndjehen kur cista është e infektuar ose rritet ndjeshëm, ndërsa shenjat kryesore janë: dhimbje gjatë urinimit, gjak në urinë, dhimbje gjatë nevojës për urinim, pamundësia për të kontrolluar urinimin, urinim i tepërt gjatë natës , dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe erë e çuditshme dhe e fortë e urinës.
Mjekët kryesisht i diagnostikojnë cistat nëpërmjet skanerit dhe ultratingujve, ndërsa mendohet se shkaku i kësaj gjendje mund të jetë përdorimi i katetrës, ndërhyrje kirurgjikale në fshikëz, gurë në veshka dhe infeksione të shpeshta urinare. Këto cista mund të shkaktojnë komplikime si: çregullimi (bllokimi) i fshikëzës, infeksione të rrezikshme, ndërsa komplikime të ndryshme mund të ndodhin edhe gjatë plasaritjes së cistës.