Sëmundjet e zorrëve janë mjaft të zakonshme! Gjendjet e tilla shumë lehtë mund të vihen re, sipas ndjesisë së pakëndshme nga e cila ndiqen. Ne ju paraqesim simptomat më specifike, kështu që nëse paraqiten, merrni masa urgjente.
Dëshira për sheqer
Jo të gjithë e dinë se bakteret që jetojnë në zorrët tona vuajnë nga një sërë ndryshimesh. Dhe, sigurisht, jo të gjithë e kuptojnë se, në shumicën e rasteve kjo gjë është për shkak të konsumit të sheqerit. Nëse me kalimin e kohës rritet pesha trupore, në mënyrë paralele rritet sasia e gjërave të ëmbla që hamë. Konsumi i sheqerit pa kontroll mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore. Shpesh është mbipeshë.
Probleme psikologjike
Zorrët gjenden larg nga truri. Por “marrëdhënia” e tyre është mjaft e afërt. Probleme të ndryshme psikologjike mund të shfaqen si rezultat i çrregullimeve të funksionit të zorrëve. Kështu, mund të keni: depresion, stres ose ankth. Serotonina është neurotransmetues i cili është përgjegjës për ndjesitë tona të lumturisë dhe qetësisë, ndërsa duhet t’a dini se prodhohet në zorrë. Prandaj, nga gjendja shpirtërore mund të kuptojmë se diçka nuk është në rregull me këtë organ.
Probleme me lëkurën
Arsyet se pse lëkura jonë vuan, për fat të keq, janë shumë. Si ndikimi i rrezeve UV, produktet kimike, nxehtësia, ftohja, mosbalancimi hormonal në trup. Por problemet e lëkurës mund të shfaqen edhe për shkak të funksionit të çrregulluar të zorrëve. Kështu që, nëse keni puçrra ose ekzemë në lëkurë, ato mund të jenë shenjë e mosbalancimit të zorrëve.