Simptoma më e zakonshme e sulmit në zemër është dhimbja e gjoksit dhe e njejta vlen si për burrat ashtu edhe për gratë. Kjo dhimbje zgjat më shumë se disa minuta, por mund të ndaloj dhe të shfaqet përsëri. Megjithatë, ajo që ju duhet të dini dhe që duhet konsideroni si sinjal të hershëm të një ataku në zemër, është se mund të shfaqet edhe dhimbja e qafës dhe kjo është shumë më e zakonshme tek femrat sesa tek meshkujt.
Femrat duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë nëse përjetojnë dhimbje të pazakonshme në shpinë ose nofullë, ndërsa simptomë shqetësuese mund të jetë edhe gjendja e përgjithshme e parehatisë. Pra, nuk është e nevojshme që dhimbja t’ju kaploj plotësisht, përkundrazi, shenjat mund të jenë shumë të moderuara. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të hezitoni për të kërkuar ndihmë mjekësore.
Simptomat e sulmit në zemër janë ndjenja e përgjithshme e ankthit, por edhe paaftësia për t’u mbushur thellë me frymë – nëse keni mungesë të frymës dhe ndjeni dhimbje gjoksi, ndërsa pas kësaj keni nxitje për vjellje, menjëherë kërkoni ndihmë mjekësore. Parandalimi më i mirë është mënyra e shëndetshme e jetesës, por kontrolloni regullisht edhe tensionin e gjakut.