Kur të vjen deri te dështimi i veshkave, kjo zakonisht nënkupton sekretimin e reduktuar të urinës, duke rezultuar në grumbullimin e toksinave në trup. Kjo është një gjendje kërcënuese për jetën, e cila duhet trajtuar.
Disa nga shkaktarët më të zakonshëm që mund të shkaktojnë dështimin e veshkave janë:
Qarkullimi i papërshtatshëm dhe i pamjaftueshëm i gjakut në veshka
Ekzistojnë disa gjendje dhe sëmundje që mund të çojnë në ndërprerjen e qarkullimit të gjakut në veshka, duke përfshirë sulmin e zemrës ose sëmundjet e tjera të zemrës, dështimi ose probleme të tjera të mëlçisë, dehidrimi, reaksione alergjike, sepsa ose lloje të tjera të infeksioneve të rënda. Disa ilaçe që përdoren për të reduktuar inflamacionin dhe hipertensionin mund të kufizojnë qarkullimin e gjakut.
Bllokimi i rrugëve urinare
Ekzistojnë karcinoma të caktuara, si kanceri i zorrës së trashë, kanceri i fshikëzës dhe prostatës, që mund të parandalojnë urinimin. Gurët në veshka dhe mpiksjet e gjakut në sistemin urinar gjithashtu mund të shkaktojnë probleme me traktin urinar.
Shkakatarë dhe simptoma të tjera
Shkaqet tjera përfshijnë abuzimin me drogën dhe alkoolin, si dhe mbingarkimin e trupit me metale të rënda të cilat shkaktojnë toksicitet.
Në disa raste, nuk ka simptoma të qarta se ka ardhur deri te dështimi i veshkave, ndërsa këto janë disa nga shenjat që duhet të merren si paralajmërim:
- Prodhimi i reduktuar i urinës
- Ënjtja e nyjeve, shputave dhe këmbëve për shkak të mbajtjes së lëngjeve
- Frymëmarrje e vështirësuar
- Konfuzion
- Lodhje ekstreme ose përgjumje
- Nauze e vazhdueshme
- Dhimbje
- Presion në gjoks